Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarët blejnë bukën dhe qumështin më të shtrenjtë në rajon

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptarët blejnë bukën dhe qumështin më të shtrenjtë në rajon

Qytetarët shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për bukën dhe qumështin në të gjithë rajonin.

Kështu rezulton nga të dhënat e mbledhura nga portali Numbeo, ku duken çmimet për ushqimet bazë të shportës, si qumështi, buka, vezët, djathi, orizi apo dhe perimet, që marrin një pjesë të madhe të ardhurave të familjeve.

Kështu, sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo.com rezulton se 500 gramë bukë e bardhë kushton 0.54 cent në Shqipëri, ndërkohë që në Prishtinë, të njëjtën masë buke mund ta blesh për vetëm 0.29 cent. Në Beograd, 500 gramë bukë e bardhë kushton 0.4 cent.

Një tjetër produkt i shtrenjtë është edhe qumështi. Shqiptarët paguajnë për një litër qumësht 0.92 cent, më shtrenjtë se i gjithë rajoni.

Ndërkohë, për në njëjtën sasi, shqiptarët e Kosovës në Prishtinë paguajnë mbi 10 lekë më lirë.  Sarajeva është kryeqyteti ballkanik me çmimin më të lirë të qumështit, ku një litër blihet për 0.69 cent.

Produktet bazë në përgjithësi prodhohen nga industria vendase dhe duke qenë se një pjesë e mirë e industrisë vendase nuk është konkurruese dhe operon me kosto të larta, çmimet për disa produkte janë më të shtrenjta se rajoni.

Veza dhe djathi

Për sa u përket vezëve, një duzinë me vezë, që është dhe standardi i paketimit kushton në Shqipëri mesatarisht 1.11 euro. Çmimin më të shtrenjtë të vezëve e ka Sarajeva, ku një pako standarde kushton 1.36 euro. Edhe djathi kushton më shtrenjtë në Sarajevë, ku një kilogram bën 5.77 euro.

Më lirë djathi kushton në Prishtinë, ku një kilogram është 3.58 euro.

Shqipëria, shteti që shpenzon më shumë për bukë dhe drithëra në Europë

Sipas tabelave të publikuara më herët nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat),  shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë.

Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.3% dhe Maqedonia me 2.9%. Listën e vijon sërish një vend i Ballkanit Perëndimor, Serbia, me 2.7% (të dhënat për Kosovën mungojnë). Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra, shkruan Monitor.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017).

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 183 euro në vit, më të lartat në rajon. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.

Tags: bukaqumështirajonshqiptaretshtrenjtë

TË LIDHURA

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital
Aktualitet

U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

09:37 | 20/04/2026
Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%
Analizë

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

09:07 | 20/04/2026
Next Post
Takimi për Diasporën, Rama: Vitin tjetër përfundon regjistrimi i emigrantëve; Kritika PD-së

Takimi për Diasporën, Rama: Vitin tjetër përfundon regjistrimi i emigrantëve; Kritika PD-së

Nis sonte “Prishtina International Theater Festival”

Nis sonte “Prishtina International Theater Festival”

Forcohet dollari amerikan, euro me tendenca në rënie

Forcohet dollari amerikan, euro me tendenca në rënie







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

by mirseda
09:40 | 20/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale’, ku ndër të tjera ka...

U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

09:37 | 20/04/2026
Ende pa konsensus, sot Kurti dhe Abdixhiku takim për presidentin e ri të Kosovës

Ende pa konsensus, sot Kurti dhe Abdixhiku takim për presidentin e ri të Kosovës

09:35 | 20/04/2026
“Mjaft me padrejtësinë, varfërinë dhe pandershmërinë”, Papa u drejtohet të rinjve

“Mjaft me padrejtësinë, varfërinë dhe pandershmërinë”, Papa u drejtohet të rinjve

09:08 | 20/04/2026
Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

09:07 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com