Argumente historike, arkeologjike dhe Gjuhësore mbi prejardhjen e Pellazgëve dhe zanafillën e Shqipes dhe Shqiptarëve
Dikur rilindasi ynë Faik Konica e cilësonte Shqipen – “gjuha e pashkruar”. Ka mjaft përpjekje mbi trashëgiminë Pellazge për të arritur të provojmë në mënyrë të sigurtë se ato shkrime të pakta, të zbuluara për periudhën para Homerit, ishin në shqip. Po sikur të rrëmonim për prejardhjen e Pellazgëve, mos ndoshta do largoheshim aq shumë nga e tashmja sa nuk do mund t’i vërtetonim lidhjet bazë, të cilat janë ato Gjuhësore? Po nëse do bazoheshim në studimet e shkencës botërore duke e bërë krahasimin gjuhësor të Shqipes me gjuhët e lashta me anë të një gjuhe ndërmjetëse? Kjo do ta anashkalonte problemin e dokumentimit të vonë të Shqipes, sepse ligjësitë e evoluimit të gjuhës do zbatoheshin nga studiuesit e huaj që kanë arritur ta deshifrojnë e përkthejnë gjuhën apo gjuhët e lashta, dhe kanë studiuar edhe ligjësitë e ndryshimeve fonologjike të tyre, duke na e hapur rrugën për krahasim. Me këtë metodë janë gjetur argumente të shumta që na tregojnë se Shqipja mund të ketë qenë shkruar për një periudhë të gjatë kohe, që prej mbi 5.000 vjet më parë, në Mesopotami, në Dheun e Lashtë.
Siç është e kuptueshme, çështja Pellazgjike ka lidhje të drejtpërdrejtë me zbulimin dhe lartësimin e identitetit tonë të lashtë. Lashtësia është Fisnikëri, të ndjerit fisnik na rrit besimin në vetvete, pra na e lartëson personalitetin, na stabilizon psikikën, ushqen unitetin e kombit dhe ndjenjën kombëtare, e cila në jetë të jetëve mbetet një stimul moral i pakrahasueshëm, më i rëndësishmi, më themelori nga të gjithë. Lufta për identitetin është luftë për krijimin dhe forcimin e personalitetit, moralit dhe vetëdijes kombëtare. Për të sjellë një besim në vetvete, për një ringritje psikologjike e morale të kombit shqiptar, për të arritur në të besuarit se “Shqipëria bëhet”, çështja e identitetit duhet trajtuar me saktësi shkencore, por edhe me pragmatizëm. Nuk na shërben kërkimi kuturu në skutat e lashtësisë së pafund. Siç shprehet Prof. Shaban Sinani, ne nuk na duhet të gjejmë “cili është majmuni më i vjetër i rajonit”. Me pragmatizëm, na duhet të synojmë zbulimin në rrënjët tona të qytetërimeve të mirëfillta e të larta, për ekzistencën dhe parësinë e të cilëve ka prova të bollshme dhe të gjithëpranuara nga bota shkencore, si në rastin e lidhjeve të mundshme me qytetërimin e Lindjes së Afërt Antike, qytetërimin e parë të mirëfilltë në botë, atë Shumer. Nisur nga këto konsiderata themelore, do përpiqem t’ju paraqes,
Argumente historike dhe gjuhësore që na mbështesin tezën e vijimësisë,
Shumer – Pellazg – Ilir/Epirot – Arbër – Shqiptar:
Vijimësia gjuhësore – krahasimi i Shumerishtes me Shqipen me ndërmjetësinë e Anglishtes.
Etimologjia semantiko-aglutinative e etnonimit PELASGJI/PELARG/PELASHT.
Ardhja e Pellazgëve në Ballkan, – fundi i kulturës Shumere dhe dyndjet nga Mesopotamia.
Themelimi i Dodonës(Di.tan.a) Pellazgjike, – njëherazi me fundin e kulturës Shumere ̴ 2200 pr.k.
Lufta e Trojës, a ishte ajo kundër Dyndjeve Doriane nga Kanania e ndoshta Egjipti?!
Etimologjia e emrave të Fiseve rreth Dodonës, Paravejt e Atintanët. Këlcyra vs Tomori.
Vijimësia në emërtimet astronomike të trupave të Sistemit Diellor (Epika e Krijimit).
Vijimësia gjuhësore përmes simbolit kryesor të përdorur për konceptin Zot – AN/ Shar/ Di.ngir.
Analiza kuptimore e stilizimeve të ndryshme të shenjës së zotit AN, në kulturën fetare, në etnografi, në arkitekturë, mozaikë, numizmatikë, heraldikë, etj. “Dilli i gjyshave”, “Dilli Hatti-t”.
Vijimësia e simbolit të zotit kryesor AN / Shar të panteonit Shumer, në heraldikën Iliro-Epirote.
Vijimësia e simbolit të AN e Dashit te Aleksander e Pirro, lidhja me poz. e Zodiakut (Zoti.ak).
Vijimësia e simbolit të Zotit në heraldikën arbërore – Emblema e Skënderbeut.
Vijimësia në Epikën Muji dhe Halili e zotave kryesorë Shumerë: E.A – E.U – Muji, Enlil – Halil
Vijimësia në emra zotash dhe shoqërizime të tyre: Ninurta – Nji i Urtë – ensigal, Nana – Hëna.
Vijimësia në etimologjinë e termave-fjali dhe citime më të gjata (mul, ul.shu) nga Planeti i 12.
Vijimësia në emërtimet e Dheut të Lashtë: Ki.e.ngir–Kieru/ara-KiShin.ar, Ki.uri–Asur/Asiri
Vijimësia nëpërmjet etimologjisë së disa termave bujqësorë: Bujk, Arë, Bel, Lum/llum, Ujë,
Shi(sh.A.hAti), Korr, Drapër-t’rrjep-reap, Shum.Kesh.Ni.mbar=Mullar, Ni.Nda.Bu(k)
Vijimësia në Toponimi, kontinente, emra qytetesh, tempujsh, lumenj, etj. (Azi, Afrikë-Kurnugia)
Vijimësia në onomastikë, Etana, Gilgamish, bUrdNamu – bur-me-nam, Murashi, etj.
Vijimësia në termat Muaj (fillestar) dhe Vit (prejardh), formulat e shkrimit: vit, muaj, mbretërim
Numrat 1-Ni, 2-Du, 3-esh, 6-ash, 7-shata
Vijimësia në Tokë, Qiell, Yll, Det, zjarr, erë, ujë, -Shumerisht, Akad., Hebr., Sanskrit, Hitite, etj.
Vijimësia në terma bazë në gjuhët Shumere, Akade, Hebraishte vj., Greke vj, Latine, Shqipe.
Vijimësia në folje të ndryshme dhe terma bazë: a/ ash, ha, gëlltit, gushë, pi, peshk, pus, lumë, (n)dar, bie, ra, ri, arë, mur, urë, ujë, shi, pil-bil-bir, am, at, mamia, nin/nan, ni, neri(niri), shal, varzë-farzë-munush-man.ash Tula-kulla-kala, apin/epinuum, barag/flamur, anije, nu/nug, kur, maru, etj.
Vijimësia në zbërthimet morfologjike të Shqipes e Shumerishtes me ndihmën e njëratjetrës.
Vijimësia në Morfologji, (fjali ̴ aglutinativitet) roli i “stabilizuesit” ‘a’; gjinore-pronore me “ak, ake”; kuptimi i “e2”-nyjes pronore, dhe prania e trajtës së shkurtër të shqipes në shumerisht, përdorimi (rënia) e A, S/Sh, K, në morfologjinë e termave të Shqipes.
Gjetjet e fjalive në Listën e Mbretërve Shumerë, Eger a maru, ban urata – bash.u.ben.
Gjetjet në proverbat dhe poezitë shumere, bir, s’ka gale, dam, zamar, prush, dishprim, ra, ri
Vijimësia etimologjike e termave nga Shumerishtja apo Shqipja në Anglisht e Italisht, – burim i njëjtë dhe degëzim sinonimesh.
Postulati i Falkenstein për termat Jetë e Shigjetë: Shqipja gjuha për të cilën u krijua shkrimi kunjiform, i cili u shfaq i plotë strukturalisht që në fillim, dhe paraqiste fonetizim të lartë.
Hyrje
Pellazgët janë popullsia më e lashtë e rajonit tonë që përmendet në shkrimet e autorëve të asaj kohe, prandaj përpjekja për të vërtetuar prejardhjen tonë pellazge është e natyrshme. Në kushtet e një materiali shkrimor të pamjaftueshëm, që pasqyron edhe situatën në lashtësi, kur ata që dinin të shkruanin e lexonin përbënin veç 1% të popullsisë, marrin rëndësi simbolet, emblemat, heraldika, e po ashtu emrat e gojdhënat. Gjuha e simboleve ikonografike dhe emblemave, si një trashëgimi reale e bindëse, ashtu si etimologjia e mbështetur në të dhëna historike dhe gjuhësore e emrave të lashtë, duket të përbëjë drejtimin bazë studimor në ndriçimin e kulturës Pellazge. Dhe, nëse kërkojmë të dimë për Pellazgët, pyetja e parë që kërkon përgjigje është ajo mbi prejardhjen e tyre.
Analiza historiko-gjuhësore e termit Pelasg, na tregon se pellazgët mund të jenë ura lidhëse historike mes Shumerëve e Shqiptarëve. Ky term në literaturë gjendet kryesisht në tre forma: Pelasg/Pelasgji, Pelarg, Pelashti. Duke pasur parasysh migrimet e ndryshme të popujve antikë mund të themi se të dhënat historiko epike që kemi për Pellazgët si popull i ardhur nga vendet e Lindjes së Afërt Antike gjatë dyndjeve proto-indoevropiane të fundit të mijëvjeçarit të tretë (2500-2000 pr.k), rivërtetohen me anë të zbërthimit etimologjik të vetë këtij termi, të të trija formave të tij. Emrat e lashtë na tregojnë historinë.
Pellazgët përmenden për herë të parë në veprat e Homerit, Iliada e Odisea, e më pas nga historianët e lashtë Herodoti, Asius i Samosit, Pauzania, por veçanërisht nga Straboni. Shkrimet e tyre na dëshmojnë se Pellazgët gjendeshin këtu para ardhjes së grekëve, pra, që përpara 1.300 pr.k, dhe të dhënat tregojnë se grekët gjetën aty një kulturë plotësisht të zhvilluar, e cila duhet ta ketë arritur kulmin e parë të saj që nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë pr.k. (Demiraj,28). Nga ana tjetër, zona e Ballkanit dëshmohet të ketë qenë e banuar që prej Neolitit, mbi 6.000 vjet pr.k. Studiuesit kanë mendime të ndryshme lidhur me zanafillën indoevropiane (pas 1500pr.k.), paraindoeuropiane (të prejardhur nga vendet e LAA), ose plotësisht autoktone të Pellazgëve.
1– Prejardhja IE e tyre gjen lidhje në qenien IE të shqipes duke nënkuptuar vijimësinë tonë nga Pellazgët, por u jep këtyre një autoktoni relative, si popujt e tjerë evropianë.
2– Prejardhja nga LAA, duke pasur parasysh lidhjet gjuhësore mes Shqipes e Shumerishtes (Shuke, 2010), të dhënat nga historianët e lashtësisë, si edhe etimologjinë e vetë termit Pellazg apo studimet e Paul Kretchmer për ta (gjuha PIE në LAA, me dyndjen pas 2500 pr.k) na del si një mundësi reale dhe mjaft e argumentuar, e cila mund të na çojë në sqarimin dhe zgjidhjen e shumë nyjeve që hasen deri sot në zbulimin e historisë së rajonit tonë.
3– Autoktonia e plotë gjen mbështetje arkeologjike si zonë e banuar që nga neoliti, por nuk na jep të dhëna të rëndësishme për gjuhën, pasi shkrimet më të vjetra të gjetura, që i përkasin kulturës së Vinçës, janë tepër të pakta, jo cilësore, dhe të padeshifruara bindshëm deri sot, pra nuk provojnë një qytetërim të lartë krahasuar me kulturën e LAA.
Shenja e parë e një migrimi dhe e ngulimit në një vend tjetër do të ishte themelimi aty i qendrave të kultit. Themelimi i Dodonës (Di.tan.a) Pellazgjike, datohet njëherazi me fundin e kulturës Shumere ̴ 2200 pr.k.(Dh.Pilika, 156- Mijvj.III)
Tezën e prejardhjes nga LAA e mbështet etimologjia e Dodonës = Di.Tana dhe e emrave të Fiseve rreth Dodonës së supozuar në Tomorr apo Këlcyrë, Paravejt-Para.vajtët, të vajturit e parë; Atintanët-A.din.tan; Tomaros-Të.mirë-Di.mirë, të nxjera përmes leximit të shenjës së Zotit si Di.Mirë nga gjuha shumere. Gjithashtu prejardhja nga LAA mund të sqarojë etimologjikisht PSE Pellazgët ishin “Pelasgoi Dioi” apo Pellazgë Hyjnorë, po të kemi parasysh se në shumerisht termi zot bazohet në rrënjën shqipe DI. Zoti ështyë ai që Di.mir, është “Hyjnori”, si Pellazgu i Di-tur apo Dioi. Po ashtu, sqarohet pse Dodona mund të jetë. Di.don.a = Di. Tan.a = Di.ngir.a pellazgjike, e gjithashtu Tomaros ishin Të-Mirët apo DI-Mirët ≈ Di.Ngirë Shumeri ishte Dheu i Lashtë, Vendi i Mirë, Kia/Gea e Lashtë, Ki.e.nginjur = Ki.e.ngir, Dheu me Shum.Ara, Shinari biblik, po ashtu vendi (ki) i atyre që “ki.Shin.ara”, i ArBër.ësve, që sollën artin e bujkut në Ballkan, e që më pas u mbiquajtën Arbër.
Vinça vs Shumer-Ki.e.ngir
Kapja pas kulturës së Vinçës, nga një pjesë studiuesish dhe të apasionuarish me çështjen e autoktonisë së plotë të Pellazgëve, është e gabuar dhe aspak pragmatike. Pretendohet se shkrimet apo më saktë simbolet e kulturës së Vinçës paraqesin alfabetin më të vjetër në botë. (5.500 pr.k.).
Por, kultura e Vinçës paraqet mjaft probleme që ia lëkundin besueshmërinë:
- Historia e shkrimit na tregon se nuk është filluar drejtpërdrejt me alfabet por nga shkrimi me rrokje (me parimin rebus) e shumë më pas ka kaluar në shkrim alfabetik. Vinça e fillon me alfabet ??!
- Datimi i atyre pak/vetëm tre pllakave të baltës në Rumani nuk është bërë drejtpërdrejt, pra është i pasaktë, i pasigurtë. Pllakave me atë “shkrim” nuk mund tu bëhej datimi me C14 pas pjekjes.
- Mbi 85% e mbishkrimeve të kulturës së Vinçës përbëhen prej një simboli të vetëm, pra nuk mund të quhen shkrime.
- Zhvillimi i kësaj kulture bie/humbet pas 3500 pr.k.
- Nuk janë gjetur deri sot format zanafillore të këtij shkrimi, as vijimësia e “logjikshme” nga vizatimet e objekteve apo shenjave më abstrakte për to, (që bëhen të nevojshme për administrim në një qytetërim), deri tek ky “alfabet”, i cili në fakt nuk është përdorur në asnjë shkrim të mirëfilltë.
- Vijimësia kulturore?! Nuk njihen qytetërime të mirëfillta europiane në atë periudhë.
Ai alfabet përmban edhe shenjën e Shar si svastika, si edhe disa të tjera në forma afër asaj të kryqit, por materialet mbishkrimore janë të pakta dhe 85% me vetëm një shenjë, e për këtë arsye të padeshifrueshme bindshëm, për rrjedhojë edhe leximi i kësaj shenje nuk rezulton, ndërkohë që kultura Shumere (emri origjinal qe Ki.e.ngir) ka të dhëna të pafundme e të integruara bindshëm dhe që shpjegohen e lidhen qartë përmes gjuhës shqipe. Megjithatë, problemi bazë i kulturës Vinca-Turdas është datimi i dyshimtë, niveli i saj më i ulët, i pakrahasueshëm me kulturën Shumere. Pra, nga ana pragmatike, edhe për arsyen politike të qënies nën “zotërimin” sllav, ajo nuk duhet të na interesojë si shtyllë e identitetit shqiptar. Këtë na e thotë edhe emblema e Skënderbeut me shenjën e Zotit AN mbi shqiponjën dykrenore, në të dyja format e saj të yllit me tetë dhe gjashtë cepa, vendosur kronologjikisht saktë. Sipër: Ylli Shumer i AN, Shar, Di.mir; poshtë: Ylli i Davidit.
Emblema e Gjergj Kastriotit na tregon zanafillën e shqiptarëve më mirë se mijëra libra të kohës sonë.
Nga ana tjetër, për kulturën e lartë shumere përpjekja dhe marrëveshja e heshtur mes studiuesve botërorë (mainstream) është që ta lënë në piedestalin e saj, të palidhur me asnjë kulturë të afërt apo të largët gjeografikisht, dhe Ky është Fati Ynë, e kemi rrugën të hapur për t’i gjetur e studiuar saktë e thellë lidhjet dhe vijimësinë historike e gjuhësore të shqiptarëve dhe të Shqipes.
E mirkuptoj dëshirën e disave për të qenë patjetër autoktonë, mundësisht që para 13.000 vjetësh, por … popujt kanë lëvizur në kërkim të kushteve më të mira e ne s’mund të mburremi me ngeljen në një vend, kur mund të mburremi si pasardhës të një kulture aq të lartë si ajo Shumero-Babilonase e cila është në rrënjët tona dhe gjuha jonë, themeli i kombit, na tregon se gjithë lashtësia me shumerët, babilonasit, hititët, hindusët, e madje dhe hebrenjtë e vjetër, grekët e vjetër e më tej, është bazuar në këtë gjuhë hyjnore.
Nga ana tjetër, me nivelin e sotëm të zbulimeve arkeologjike në zonën e Ballkanit, sipas Prof. Sh.Demiraj në “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët”-f.27, nuk mund të nxiren përfundime shkencore shteruese për shkak të materialeve tepër të pakta e sporadike që kemi në dispozicion, dhe për mendimet tepër të lëkundura e të kundërta të studiuesve për to. Ndërkohë që materiali arkeologjik i gjetur në Lindjen e Afërt, i pakrahasueshëm për nga sasia (mbi 700.000 pllaka në kunjiform pa llogaritur mbishkrimet e ndryshme dhe vulat cilindrike) e veçanërisht për nga cilësia tepër e lartë, e bën të padiskutueshme tani për tani, tezën se Shumerët ishin qendra e qytetërimit të lashtë më cilësor të njohur deri sot. Finesa, përpunimi, konceptimi, kompleksiteti, ndërlikimi dhe shpesh edhe cilësia e realizimit të shkrimit kunjiform dhe objekteve të tjera na flasin për nivelin e lartë të qytetërimit që e përdori atë. Madje edhe sasia e informacionit është mjaft më e ngjeshur në kunjiform, krahasuar me tërë shkrimet e mëvonshme, përfshirë alfabetin tonë latin.
Duke patur parasysh këtë nivel të lartë të kulturës Shumere, në mbrojtje të pikëpamjes se qendra e Pellazgëve ishte Ballkani “ynë” (autoktoni e plotë), studiues të ndryshëm thonë se meqë Pellazgët përmenden si të përhapur edhe në Lindjen e Afërt Antike, ata ishin kultura burim për Shumerët. Por një gjë e tillë nuk duket e logjikshme sepse:
- Etnonimi Pellazg e Pellazgji përmendet mjaft më vonë se emërtimi Ki.e.ngir apo Shumer. Në periudhën e lulëzimit të kulturës Shumere, Pellazgjia nuk përmendet, prandaj nuk ekziston.
- Nuk mundet që qendra e Pellazgjisë së “madhe” (asaj që duhej të na përfshinte edhe Shumerin) të qe në një zonë më pak të zhvilluar. Është njëlloj sikur të thoshim se “kryeqyteti” është në … “fshat”.
Shkruan: Anastas SHUKE
Studiues/Shumerolog