Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëria, vendi me financimet më të ulëta në sektorin e shëndetësisë

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëri, tendera sekretë me vlerë miliona euro për Covid-19

Teksa e gjithë bota është mbërthyer nga emergjenca shëndetësore për shkak të koronavirusit, Ballkani dhe veçanërisht Shqipëria po përballen me kapacitete të dobëta në sektorin e shëndetësisë, analizon Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Shpenzimet publike për shëndetësinë janë të ulëta dhe shpesh në rënie në të gjithë rajonin. Në krahasim me BE, mbulimi me sigurime i shërbimeve shëndetësore mbetet i ulët.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se, shpenzimet publike në Ballkan janë më të ulëta se në BE, por Shqipëria dhe Kosova kanë një nivel shumë më të ulët se edhe mesatarja e rajonit.

Në vitin 2019, Shqipëria shpenzoi 2.9% të PBB-së për sektorin e shëndetësise, duke lënë pas vetëm Kosovën, teksa Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi dhe Maqedonia i kishin shpenzimet për Shëndetësinë mbi 5%. Ndërsa shpenzimet mesatare të BE-së për shëndetësinë më 2019 ishin sa 7% e PBB-së. Gjithashtu numri i mjekëve dhe numri i shtretërve spitalorë mbetet dukshëm më i ulët sesa mesatarja e BE-së. Migrimi i profesionistëve shëndetësorë është shndërruar në shqetësim në rritje.

Shpenzimet e larta nga xhepi (deri ne 50% ne Shqipëri) zbulojnë mangësitë e sistemit shëndetësor dhe pamundësinë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Shpenzimet nga xhepi për kujdesin shëndetësor variojnë ndërmjet rreth 1/3 dhe 1/2 të shpenzimeve totale shëndetësore në rajon. Për më tepër, nevojat e paplotësuara të kujdesit shëndetësor janë më të shpeshta në Serbi (5.8% e popullsisë, krahasuar me 2% në BE) dhe BiH (5.1% e popullsisë) ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me rreth 2.3% krahasohen më mirë me BE.

Qendrat e kujdesit shëndetësor janë zakonisht të shtrenjta dhe të dizajnuara për përqindje më të vogël të qytetarëve. Spitalet private ekzistojnë, por shërbimet janë të shtrenjta dhe nuk janë të hapura për publikun e gjerë.

Banka Botërore sugjeroi gjithashtu së fundmi se qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të duhet të sigurojnë fonde për të financuar sistemet shëndetësore për t’i bërë më të forta përballë epidemive në të ardhmen. Ka rëndësi kritike që qeveritë të veprojnë pa vonesë dhe me vendosmëri për t’i mbrojtur të ardhurat për sistemet shëndetësore, po të kemi parasysh se priten epidemi të tjera në të ardhmen, lajmëroi Banka./Monitor/

Tags: investimeppbshendetesishqiperi

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
”Shqiptarët po vdesin”/ Mjeku: Maska në rrugë nuk ka efekt, duhet testim-gjurmim-trajtim

''Shqiptarët po vdesin''/ Mjeku: Maska në rrugë nuk ka efekt, duhet testim-gjurmim-trajtim

Vlorë: Alarm për lëndë eksplozive, gjendet një celular i dyshimtë

Detaje nga eksplozivi në Vlorë/ Bomba artizanale e pajisur me telefon, gati për të shpërthyer

Rama: Më 1 janar 2021, rritje page prej 40% për mjekët dhe 15% për arsimtarët

Rama nxjerr shifrat për borxhin publik: Ata e zhytën Shqipërinë, ne rritëm investimet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com