Për shkak të tërmeteve, shumë banorë zgjodhën ta kalonin natën jashtë. Disa prej frikës nga të tjera lëkundje, e disa të tjetë për shkak të dëmeve në shtëpitë e tyre. Një qytetare në Tiranë ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar nga lëkundja e parë, ndërsa është hedhur nga ballkoni së bashku me fëmijët për të shpëtuar.
E lënduara tha për “News 24” se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin. Ajo kishte kapur menjëherë në krah çunin e mitur dhe gocën, dhe ishte hedhur nga ballkoni.
Ku ndodheshit kur ra tërmeti?
Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën, dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë.
Po fëmijët kanë pas lëndime?
Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe.
Ka persona të tjerë të lënduar?
Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë.
Sa fëmijë keni, banesa juaj është e banueshme?
Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare.