Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqipëria renditet e treta për apartamentet më të shtrenjta në Europë

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria renditet e treta për apartamentet më të shtrenjta në Europë

Shqipëria renditet e treta në Europë pas Bjellorusisë dhe Rusisë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Numbeo-s për periudhën janar-korrik 2022. Indeksi për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti që matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave, për Shqipërinë është 15,8.

Çka nënkupton që një familje shqiptare i duhen rreth 16 vite të ardhura për të blerë një apartament. Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet. Sa më u ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë familjet për të blerë një shtëpi.

Për Bjellorusinë që vlerësohet si shteti më i shtrenjtë për çmimet e apartamenteve, një familje i duhen 17,4 vite të ardhura, ndërsa në Rusi që klasifikohet e dyta një familje i duhen 16,8 vite.

Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë renditet Kosova. Indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti në Kosovë është 11,7 vite. Më pas vjen Maqedonia e Veriut 12,7 vite, Mali i Zi me indeks 13,3 dhe Serbia me indeksin 14,8.

Në indeksin e çmimeve të pasurive të paluajtshme për periudhën janar-korrik 2021 sipas të dhënave të Numbeo-s, Shqipëria renditej e 7-ta me indeks 13,7 vite. Ndër vendet e rajonit më e shtrenjta klasifikohej Serbia në 2021 me indeks 15,8 vite. Ky shtet për Europën u klasifikua i dyti. Më pas renditej Mali i Zi me indeksin 14,3 vite, Maqedonia e Veriut 12,2 dhe Kosova me 10,7 vite.

Në kryeqytet këtë vit janë hapur shumë kantiere të reja ndërtimi. Krahasuar me vjet në objektet e reja ku sapo kanë nisur ndërtimet çmimet janë më të larta. Në periferitë e Tiranës siç është Kinostudio apo Astiri çmimet e apartamenteve të reja kanë arritur 1,000 deri 1,100 euro për metër katror nga 900 deri 1,000 që ishin vjet çmimet në këto zona. Rritja është 10% më shumë.

Ndërsa në zona të tjera rritja e çmimeve është më e lartë. Në zonën e Komunës së Parisit vjet çmimi maksimal për apartamentet e reja ishte 1,700 euro për metër katror (ndërtimi i ri që po zhvillohet në tokën e ish universitetit Neë York). Këtë vit ka arritur 2,200 euro në ndërtimin e ri në hyrje të komunës së Parisit. Rritja e çmimit krahasuar me vjet është 29,4%.

Ndërsa në zonën e Bllokut dhe kullat në qendër, apartamentet po shiten me 5,000 euro për metër katror.Vjet çmimet e ndërtimeve të reja në zonën e ish bllokut nisnin nga 3,000 euro për metër katror dhe kullat 4,000 euro për metër katror.

Arben Dervishi nga Shoqata e Ndërtuesve pohoi për “Monitor” se rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve të materialeve të ndërtimit, veçanërisht hekurit, rritjes së pagave të punonjësve dhe shtrenjtimi i çmimit të truallit.

Çmimet e apartamenteve rriten, pagat reale bien

Përkeqësimi i aftësisë blerëse të një apartamenti lidhet me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave, apo rënien e tyre në terma realë (e indeksuar për inflacionin) në raport me shtrenjtimin e shtëpive.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të tremujorit të parë 2022, paga mesatare në vend ishte 59 mijë lekë, me një rënie prej 0.5% në krahasim me fundin e 2021-t (kur pagat rriten për shkak të shpërblimeve) dhe 5.7% më shumë se të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, duke pasur parasysh që inflacioni e ka kaluar nivelin prej 7%, rritja reale e pagave është negative.

Nga viti 2014 (periudha më e hershme kur INSTAT raporton të dhënën), paga nominale mesatare në vend sipas INSTAT është rritur me 25% deri në fund të vitit 2021. E indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, rritja e pagave në 7 vjet është vetëm 12%.

Ndërsa sipas Indeksit të Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 60% për të njëjtën periudhë.

Rritja reale e pagave me 12% dhe ajo e apartamenteve me 60% në 7 vitet e fundit ka përkeqësuar dukshëm aftësinë blerëse të familjeve që jetojnë me të ardhura normale. Tendenca është përkeqësuar në vitin 2022 për shkak të inflacionit të lartë dhe vijimit të shtrenjtimit të apartamenteve, ndërkohë që rritja e pagave në vlerë është shumë herë më e ulët se shtrenjtimi i shtëpisë po në vlerë. /Monitor

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT

Tags: apartamenteteuropeshqiperia

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin
Aktualitet

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Next Post
Artisti australian heq muralin e Ukrainës dhe Rusisë pas reagimit të ashpër

Artisti australian heq muralin e Ukrainës dhe Rusisë pas reagimit të ashpër

Shenjtorja Nënë Tereza, shqiptarët dhe shteti i tyre përgjysmë…

Shenjtorja Nënë Tereza, shqiptarët dhe shteti i tyre përgjysmë…

Misionarja e bamirësisë! E gjithë bota shënon 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës

Misionarja e bamirësisë! E gjithë bota shënon 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com