Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Shqipëria parajsa e pastrimit të parave”, Vokshi: Rama thyen rekord korrupsioni

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Paketa Antishpifje”/ Vokshi: Censurimi i mediave nga Rama, po e kthen vendin në diktaturë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzon qeverinë e kryeministrit Rama se ajo po përfiton nga ndërtimi i dy segmenteve rrugore, për të bërë grabitje të panumërta.

Sipas Vokshit, kompanitë që përfitojnë PPP nga segmentet Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, janë afër kryeministrit dhe vijojnë të grabisin shqiptarët.

“Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot-Balldren është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum-Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës”, deklaron Vokshi.

Vokshi vijon më tej, duke thënë se për shkak të qeverisjes kriminale të Edi Ramës, Shqipëria është kthyer sot në parajsën e pastrimit të parave.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vjedhura, në bashkëpunim me krimin, po noterozon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëve për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës.

Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Europës  10.5 milionë euro.

Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Vendimi i Edi Ramës për të mos u tërhequr nga këto dy koncesione vjen pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë si vendi më i korrupuar në Europë për shkak të procedurave të PPP-ve dhe koncesioneve të Qeverisë së Edi Ramës. Ato u cilësuan si koncesione klienteliste, të pastudiuara dhe jo në interes të publikut.

Me koncesionin për Milot Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.

Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike paralajmëron klientët oligarkë të Edi Ramës se nuk kanë për t’i marrë paratë e shqiptarëve.

Me ligjin antimafia, që do të miratohet ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çdo qindarkë që po grabitet sot, do t’u kthehet shqiptarëve. Përgjegjësit do të paguajnë me pasurinë e tyre çdo dëm që u kanë bërë financave të shtetit. Këto koncesione janë një vjedhje masive që u bëhet qytetarëve. Prandaj, ata e refuzuan masivisht Edi Ramën, sepse kanë kuptuar që Qeveria e tij punon vetëm për t’u pasuruar duke grabitur shqiptarët.

Shqipëria e ka emergjente çlirimin nga oligarkia e krimit dhe qeveria që i shërben kësaj oligarkie kundër interesit publik.

 

Tags: Albana VokshigrabitjepppQeveriasegmentet rrugore

TË LIDHURA

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor
Politikë

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

17:59 | 10/02/2026
Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Kryesore

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Next Post
Ermal Mamaqi shtyn me nerva aktorin e njohur (Video)

Ermal Mamaqi shtyn me nerva aktorin e njohur (Video)

Tuna sërish shtatzënë? (foto)

Tuna sërish shtatzënë? (foto)

“Pa mjekë e rrugë”, banorët në Selcë: Na vjen në ndihmë veterineri

“Pa mjekë e rrugë”, banorët në Selcë: Na vjen në ndihmë veterineri







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor
Politikë

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

by mirseda
17:59 | 10/02/2026
0

Protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë e ka hapur drejtuesi politik i PD në...

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com