Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqipëria në direktoratin e botës, po Kosova?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Besimi kundër ndryshimit apo vlera elektorale e vaksinave

Nga: Mentor Nazarko

Ndërsa mediat vendore dhe kombëtare janë përmbytur me lajme për përplasjen e demokratëve në 8 janar, thuajse heshtja analitike ka pllakosur për një ngjarje të madhe: Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një ngjarje, e cila është vërtet nga ato që ndodh një herë në 100 vjet.

Falë rrotacionit, falë lobimit, përfaqësimit gjeografik, etj., fakti i madh mbetet i madh. Aq me peshë, sa me ngjarjen janë marrë gazetat greke -por jo ato shqiptare për të kuptuar më mirë se ç’pritet të ndodhë paskëtaj. Ndaj, ia vlen të nxitet njëfarë orteku reagimesh për një histori a proces, i cili, hëpërhë përciptas ama, është lidhur me Kosovën, duke u interpretuar ose “si mundësi për të anuluar ose reduktuar raportimin e UNMIK në Këshill- mbetje e rezolutës 1244”, ose nga vetë Shqipëria “si mundësi për të lobuar për njohjet e reja të Kosovës”.

Të dyja janë pretendime sipërfaqësore, ose irreale. “Pazari i vërtetë” është shumë më shumë.

Së pari, nisur nga numri i diplomatëve (në raport me vitet e zakonshme) që janë thirrur të shërbejnë në OKB-, Shqipëria fiton shumë në planin e burimeve njerëzore (duke shpresuar se do trajtohen mirë financiarisht). Kjo do jetë për ta një eksperiencë unike, pranë vatrës kryesore të formësimit të së drejtës ndërkombëtare, të zbatimit të saj, të negociatave diplomatike, etj. Ndaj, le të shpresojmë se kjo eksperiencë e injektuar në shërbimin tonë diplomatik anembanë botës do të rrisë cilësisht imazhin dhe aktivitetin jashtë vendit këto dy vjet dhe pas tyre. Mbase do durojmë dhe dy vjet pa rrotacionin e shumëpritur nëpër shumë ambasada në rajon, apo dhe në BE, për të thithur ajkën e diplomatëve që po formohen në Kullën e Diplomacisë Botërore apo në direktoratin e botës. Puna në Këshill, në komitetet apo grupet e punës, është vetëm ajo që imagjinohet, në funksion të rritjes aktuale dhe perspektive të peshës ndërkombëtare të një vendi të vogël, e kombi të vogël prapëseprapë, edhe sikur të llogaritësh gjithë shqiptarët anembanë globit.

Pesha e vendit rritet. Në Këshill të Sigurimit merren vendime të rëndësishme për konfliktet, paqen, pasojat e tyre, në gjithë botën dhe pesha e votës së secilit shtet është e madhe, pavarësisht rreshtimit tonë properëndimor. Gazeta greke “To Vima” përmendte se me rrotacionin e ri, në Këshill, Bashkimi Europian do të ketë vetëm dy anëtarë- Francën dhe Irlandën, ndërsa Anglia ka dalë jashtë BE. Pra, do na duhet ndonjëherë të ndahemi midis SHBA-ve dhe BE-së, ndonëse kjo administratë amerikane, ngjan më proeuropiania. Në organin ku Gjermania, Japonia apo të tjerë lobojnë për të qenë anëtarë të përhershëm, Shqipëria do të rrijë dy vjet dhe kjo nuk është diçka e papërfillshme dhe në pikëpamje të transaksioneve të ndryshme diplomatike.

Pra, Shqipëria që rrit peshën e saj ndërkombëtare, do të trajtohet ndryshe në plan rajonal dhe europian, apo dhe më gjerë, dhe bashkë me të edhe shqiptarët si komb. A ka mundësi? Sigurisht, dhe kjo duhet të ndodhë me një plan a strategji, të cilën ne nuk e kemi dëgjuar, nuk e kemi parë, dhe mbase kështu do duhej të ishte, për arsye të rezervimit normal diplomatik. Në këtë forum, Shqipëria do duhet t’u shërbejë paanshmërisht kauzave të mëdha të drejtësisë dhe paqes botërore. Kjo nuk do të thotë megjithatë se duhet të injorojë interesin e vet kombëtar, veçanërisht Kosovën, e cila nuk ka reaguar zyrtarisht: as Presidenca, as Kryeministria dhe as Ministria e Jashtme. “Të reduktojë apo të eliminojë raportimin e UNMIK?”,- si propozonte dikush nga Kosova? Le të jemi realistë, këtë nuk e ka bërë dot as SHBA dhe Anglia, e jo ta bëjë Shqipëria, anëtar i përkohshëm i KS të OKB-së. “T’u shërbejë njohjeve të Kosovës?!”. Mbase. Ndonjë njohje dhe mund ta arrijë, mirëpo njohjet e Kosovës duket qartë se ose kanë fituar vlerë financiare apo transaksionale të papërballueshme, por pista kryesore e integrimit ndërkombëtar të Kosovës është dialogu me Serbinë. Nëse dialogu ecën para dhe përmbyllet, njohjet nuk kanë asnjë vlerë, me përjashtim të atyre nga vendet e BE-së, ku pazari është i madh (d.m.th., koncesionet që duhet të japë Kosova në këmbim, p.sh., gazsjellësi për njohjen greke), apo që duken të ndërlidhura gjithashtu me fundin e dialogut me Serbinë. T’i shpallim luftë Serbisë dhe Rusisë duke e pasur afër, sup më sup, si bëjmë shpesh nga dritaret e rrjeteve sociale në hapësirën tonë kombëtare- thoshte para pak kohësh një ish-ambasador i Kosovës? Jo, të bëjmë diplomaci me Rusinë (duke mbetur luajalë me NATO-n gjithsesi) dhe Serbinë, sepse çdo përfundim i dialogut do të legalizohet patjetër në Këshill të Sigurimit- si theksonte Lavrov para pak ditësh.

Kësisoj, dialogu me Serbinë, në pikëpamje kohore është ngjarja më e rëndësishme që ndodh ndërsa Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit. Dhe Shqipëria nuk mund të rrijë duarjashtë, sipas besimit egocentrik të një pjese të elitës intelektuale e politike të Kosovës: me Serbinë, duhet të ballafaqohet vetëm Kosova apo se Shqipëria duhet të veprojë përballë Serbisë vetëm nën urdhrat e Kosovës- lexo udhëheqësit e saj. Shqipëria duhet të sinkronizohet me Kosovën në çdo rast dhe për gjithçka, sipas një strategjie kombëtare, e cila nuk duket, nuk ndihet askund, madje nuk u përmend as në takimin e Elbasanit. Kur fuqizohet Shqipëria, fuqizohet Kosova dhe anasjelltas. Modeli? Mjafton të shohim si veprojnë fqinjët tanë me diasporat e tyre dhe gjejmë atje plot mësime, por ky është objekt i një shkrimi tjetër.

Tags: kosoveMentor Nazarkoshqiperia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Refuzoi udhëtimin në Paris, Arjola Demiri: Doja të prezantoja “Portokallinë”

Refuzoi udhëtimin në Paris, Arjola Demiri: Doja të prezantoja "Portokallinë"

Voltana Ademi tërhiqet nga gara për kryebashkiaken e Shkodrës

Voltana Ademi tërhiqet nga gara për kryebashkiaken e Shkodrës

Merret vendimi, Einxhel do vijojë rrugëtimin për në “Big Brother VIP”

Merret vendimi, Einxhel do vijojë rrugëtimin për në "Big Brother VIP"







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ngjarja e pazakontë në Tiranë, gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave. Nis hetimi
Aktualitet

Ngjarja e pazakontë në Tiranë, gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave. Nis hetimi

by mirseda
13:26 | 09/04/2026
0

Një rast shqetësues është raportuar pasditen e djeshme në polici pas gjetjes në fshatin Lanabregas të 11...

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet duke shitur armë! Në kërkim bashkëpunëtori

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet duke shitur armë! Në kërkim bashkëpunëtori

13:24 | 09/04/2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

13:06 | 09/04/2026
Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

13:04 | 09/04/2026
Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë e fundit

Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë e fundit

12:59 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com