Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Shqipëria në diktaturë të krimit”, Basha kujton viktimat e regjimeve totalitare

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shqipëria në diktaturë të krimit”, Basha kujton viktimat e regjimeve totalitare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar viktimat e regjimeve totalitare, teksa thekson se askush nuk ka paguar një cmim më të lartë për lirinë në Evropë, se sa shqiptarët.

Përmes një statusi në Facebook, Basha flet me shifra konkrete se sa shqiptarë kanë vuajtur si pasojë e këtij regjimi, teksa shton se Shqipëria sot vuan nga një tjetër dikataturë e krimit, ajo e qeverisë Rama.

Postimi i plotë:

Për mos të harruar…

Sot mbarë Europa kujton Viktimat e regjimeve totalitare. Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.

34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.
59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.
7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.
984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.
6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.
Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre.

Kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe kombin, e lartëson një komb. Harresa dhe mosmirënjohja janë rruga drejt shkatërrimit të shoqërisë dhe vlerave bazë të familjes, kombit dhe Atdheut.

Në këtë ditë kujtese, rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, së bashku me ndjesën që nuk kemi arritur të bëjmë gjithçka nevojitet për nderimin e sakrifices së të përndjekurve politikë, për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të ekzekutuar pa gjyq, vendosmërinë tonë që në Parlamentin e dalë nga vota e lirë do të miratojmë ndër aktet e para:

– ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, dhe nderimin për xhelatët e diktaturës, që kanë për qëllim të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës dhe rezistencës për liri.

– nderimin e viktimave të komunizmit, për të sprapsur revanshin komunist, i cili u rilind dhe u materializua, me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërblimin për pasardhësit e të ekzekutuarve.

– angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe heshtrat e të cilëve nuk gjenden.

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët e rilindur. Shqipëria është vendosur nën një tjetër diktaturë të krimit. Për pushtetin dhe pasurimin e tij të paligjshëm Edi Rama ka kthyer policinë politike, prokurorinë dhe drejtësinë private dhe burgosjet dhe gjygjet politike. Ndërkohë kriminelët dhe pushtetarët hajdutë janë mbi ligjin gëzojnë pandëshkueshmëri dhe mbrojtje nga Edi Rama.

Kjo e keqe do të ndalet me çdo kusht e me çdo çmim dhe shqiptarët e bashkuar do ta fitojnë betejën për vlerat themelore të demokracisë, votën e lirë, dhe nderimin e trajtimin dinjitoz të të përndjekurve politikë dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Tags: e regjimeve totalitarekujtonlulzim bashaviktimat

TË LIDHURA

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit
Aktualitet

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

17:12 | 03/02/2026
Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie
Aktualitet

Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie

16:28 | 03/02/2026
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës
Aktualitet

Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

15:27 | 03/02/2026
Next Post
Britania e Madhe do të kthejë mbrapsht migrantët që hyjnë nga Franca

Britania e Madhe do të kthejë mbrapsht migrantët që hyjnë nga Franca

Rama e citoi për Teatrin, reagon aktorja: Më vjen keq por…

Rama e citoi për Teatrin, reagon aktorja: Më vjen keq por...

Shkodër, nisin dorëheqjet e zyrtarëve të bashkisë

Shkodër, nisin dorëheqjet e zyrtarëve të bashkisë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit
Aktualitet

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

by mirseda
17:12 | 03/02/2026
0

Nga Fatmira Nikolli Duket se rritja e çmimeve dhe e kostove të ndërtimit sikundër ndryshimi i përparësive...

Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie

Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie

16:28 | 03/02/2026
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

15:27 | 03/02/2026
Erë dhe dallgë, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e anijeve të vogla lundruese dhe të peshkimit

Erë dhe dallgë, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e anijeve të vogla lundruese dhe të peshkimit

15:20 | 03/02/2026
Bllokohet qarkullimi i mjeteve drejt Korçës nga Librazhdi për 3 net

Bllokohet qarkullimi i mjeteve drejt Korçës nga Librazhdi për 3 net

15:05 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com