Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimit të bukës në Europë

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimit të bukës në Europë

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë parë një rritje të lartë të çmimeve të bukës në Europë, duke ia tejkaluar mesatares së Bashkimit Europian.

Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për gushtin 2022 për bukën dhe drithërat ishte 20.4%, dmth që çmimet e bukës janë rritur me një të pestën. Ky është shtrenjtimi më i madh që nga viti 2008, kur rritja ishte 35%.

Ndërsa Eurostat ka raportuar të dhënat për shtrenjtimin e këtij produkti jetik në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, buka, perimet, mishi – janë bërë më të shtrenjta. Çmimet për vajrat dhe yndyrnat e gatimit janë rritur veçanërisht ndjeshëm, por ushqimet kryesore të rëndësishme si buka janë bërë gjithashtu dukshëm më të kushtueshme. Kjo ka ndodhur veçanërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka shqetësuar ndjeshëm tregjet globale pasi Rusia dhe Ukraina kanë qenë eksportuesit kryesorë të drithërave, grurit, misrit, farave vajore (veçanërisht lulediellit) dhe plehrave.

Në gusht 2022, çmimi i bukës në BE ishte mesatarisht 18% më i lartë se në gusht 2021. Kjo është një rritje e madhe krahasuar me gushtin 2021, kur çmimi i bukës ishte mesatarisht 3% më i lartë se në gusht 2020. Të dhënat mujore tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme të inflacionit total, por jo aq i lartë (nga +3% në +10%).

Disa vende ishin shumë më të prekura se të tjerat. Norma mesatare më e lartë e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Hungari (+66% në gusht 2022), e ndjekur nga Lituania (+33%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja +32%).

Ndërkohë, norma mesatare më e ulët e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Francë (+8% në gusht 2022), Holandë dhe Luksemburg (të dyja +10%). Shqipëria renditet e 12-a në Europë për ritmin e lartë të shtrenjtimit të bukës. Vendi ynë ka konsumin më të lartë të bukës në Europë, një tregues i varfërisë së popullsisë, që i ka drithërat ushqimin bazë. (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian. Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre. /Monitor

Tags: bukarritja e cmimeveshqiperi

TË LIDHURA

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin
Aktualitet

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

12:47 | 02/10/2025
Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit
Aktualitet

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

12:46 | 02/10/2025
Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor
Aktualitet

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

12:35 | 02/10/2025
Next Post
Durrësi “merr fronin” e sezonit veror! Shtohen me 50% pushuesit, Jugu zero rritje

Durrësi “merr fronin” e sezonit veror! Shtohen me 50% pushuesit, Jugu zero rritje

Eleminimi i 27-vjeçarit/ Artan Hoxha: Viktima kishte biznes në mes të Tiranës, ku dhe iu vendos tr*toli

Rrjedhja e emailit të Gledis Nanos, Artan Hoxha tregon çfarë fshihet pas

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin
Aktualitet

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

by mirseda
12:47 | 02/10/2025
0

Një video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, është kthyer në virale në...

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

12:46 | 02/10/2025
Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

12:35 | 02/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

12:29 | 02/10/2025
Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:57 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com