Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shqipëria kryeson e fundit në Ballkan

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria kryeson e fundit në Ballkan

Nëse holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë të shtrohen gjatë në spital, ata mund ta përballojnë këtë; Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria nuk munden për shkak të papërballueshmërisë së spitaleve.

Shqipëria renditet e 27-a nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2017 të matur nga Health Consumer Poëerhouese, të sapo publikuar, duke shënuar një përmirësim me 5 vende në krahasim me vitin e kaluar. Shqipëria, me 596 pikë, thotë raporti, e shmang vendin e fundit, vetëm për shkak të ecurisë së mirë në aksesin e shërbimeve, ku organizatat e shëndetit gjithashtu në vitin 2017 konfirmuan versionin zyrtar të Ministrisë së kohët e pritjes janë një problem i vogël.

Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve. Indeksi është një përpjekje për të matur dhe renditur kujdesin shëndetësor nga pikëpamja e konsumatorit.Shqipëria paraqitet e fundit në rajon për këtë indeks, pas Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe ndër të fundit në Europë.Shqipëria, së bashku me Bullgarinë dhe Rumaninë, janë tre vendet në Europë, që po vuajnë nga një strukturë shëndetësore e vjetruar, me një raport të lartë dhe të kushtueshëm të kujdesit spitalor ndaj pacientit në krahasim me shërbimin jashtë spitalit, thotë raporti.

“Sa më e lartë të jetë përqindja e kujdesit spitalor të pacientit, aq më e vjetruar është struktura e kujdesit shëndetësor. Nëse holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë të shtrohen gjatë në spital, ata mund ta përballojnë këtë; Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria nuk munden! Ata duhet të marrin mbështetje profesionale për të ristrukturuar shërbimin e tyre shëndetësor!”

Shqipëria është përfshirë në këtë indeks me kërkesë të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë, thuhet në Raport. Shpjegimi i ministrisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë doktorin e tyre kryesor më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)!

Shqipëria ndan të njëjtin problem me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, me përjashtim të Sllovenisë: është e vështirë të vlerësohet se cilat shërbime shëndetësore janë të aksesueshme pa pagesë nën dorë.Sipas raportit, Shqipëria paraqitet më keq në treguesin e parandalimit, me 65 pikë (e fundit në Europë), produkteve farmaceutike me 33 pikë (e fundit në Europë, së bashku me Rumaninë) dhe sidomos llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Renditjen më të mirë e ka në treguesin e aksesueshmërisë (koha e pritjes për trajtimin) ku ka 213 pikë. Siç theksohet në raport është pikërisht koha e ulët e pritjes që bën që Shqipëria të përmirësojë pikët dhe të shmangë vendin e fundit, teksa në treguesit e tjerë është përgjithësisht e fundit në Europë. Në total, Shqipëria merr 596 pikë-Monitor.

Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë e kanë Holanda (927 pikë), Zvicra (898), Danimarka (864). Në Europën Juglindore, Italia dhe Spanja ofrojnë shërbime shëndetësore, ku ekselenca mjekësore mund të gjendet në shumë vende.

Tags: Ballkanfundikrysonshqiperia

TË LIDHURA

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve
Aktualitet

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar
Aktualitet

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
Next Post
Milani spastron stolin, largon tre lojtarë

Milani spastron stolin, largon tre lojtarë

Agjenti: Interi refuzoi 65 milionë euro

Agjenti: Interi refuzoi 65 milionë euro

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 31 Janar?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 31 Janar?







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com