Mediat serbe i kanë kushtuar jo pak vëmendje zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Në artikujt e tyre lexohet të shkruhet se ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili ka ndihmuar në njohjen e gjuhës shqipe atje.
Mediat serbe si dhe autoritet atje gjithnjë e më shumë i janë trembur idesë së “Shqipërisë së Madhe”.
Ata shpesh kanë shkruar se si Shqipëria do të bashkohet me Kosovës, si dhe me trojet e tjera të mbetura jashtë saj. E ndërsa duke iu referuar zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni ata shkruajnë: “Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste kishte kontribut të madh në miratimin e Ligjit për Përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë, e bëri gjuhën shqipe, gjuhë e dytë zyrtare në institucionet shtetërore dhe në të gjitha mjediset në të cilat ka më shumë se 20 për qind të komunitetit me shumicë shqiptare.
Duke folur në Forumin Rinor të Socialistëve Shqiptarë, Rama tha se pa Partinë Socialiste, e shikonte miratimin e këtij ligji si të paimagjinueshëm, raportoi Alsat M. portal”, shkruan B92.
“Kjo parti nuk ka lëvizur nga boshti ndërkombëtar për asnjë moment, që kur u shfaq UÇK dhe kur u zhvillua beteja për Kosovën. Është kjo parti që nuk ka lëvizur dhe nuk do të lëvizë, asnjë fije nga boshti i interesit kombëtar në të gjitha marrëdhëniet me fqinjët”, tha Rama.
Duke komentuar miratimin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni Rama u shpreh: “E nëse para pak ditësh në Parlamentin e Maqedonisë kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohej, deri vetëm pak kohë më parë unë po iu them sot me krenari që duhet të jeni të gjithë krenarë, dhe duhet të jenë krenarë të gjithë ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti, sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizuar me ligj në Maqedoni”. TIRANA TODAY