Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqipëria e Ballkanit dhe Shqipëria e BE-së

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga Ben Andoni

Shqipëria, e cila po pret hapjen e negociatave pas dyerve të BE-së, po përballet me mallkimin e zakonshëm të Ballkanit, që do të thotë shumë energji e çuar kot për narrativa boshe nacionaliste, paqartësi administrative, dhe shumë përpjekje e munduar për rrugë lineare integrimi. Klubin ballkanas me fatin e njëjtë e bëjnë tashmë një grup vendesh, që fatmirësisht po i bashkon përballja me BE-në. Po ndërsa Serbia dhe Mali i Zi janë pak më parë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk po qasen dot as te pragu i Brukselit, për të mos përmendur Kosovën që po nëpërkëmbet turpshëm.

Ndoshta idealet e ngritura nga një lloj ideje e neo-liberalizmit, ku tregu do vendoste për zhvillimin teksa shteti do mundohej të rregullonte pa u kthyer në pengesë, si edhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare, u vlerësua jashtëzakonisht në të gjitha vendet tona. Ishte i tillë nderimi saqë besohej se zhvillimi do mundësohej vetëm nga jashtë. Në fakt e kishte një të vërtetë, si në vendin tonë: masa e madhe e shqiptarëve, që kërkonte një fat më të madh dhe mundësi punësimi po i ikte krahut aktiv të punës në vend, por aman po sillte remitancat aq të nevojshme. Klima politike në Shqipëri në segmente të caktuara po mundohej të binte të huajt se vendi ishte i paqëm për investime të huaja. Me luhatje të paimagjinueshme, me momente afër katastrofave të shtetit demokratik, publiku shqiptar kuptoi se vetëm përmes integrimi të BE-së do të plotësohej demokratizimi i duhur.

Veçse kritikët e liberalizmit me të drejtë, që tek ne ende mungojnë në masën e duhur, por që janë gjithnjë e më të shfaqshëm, filluan të kuptojnë se kjo rendje dhe barriera e Brukselit po ua nënvlerësonte kombin dhe identitetin për hir të parimeve të Evropës së Bashkuar dhe skedave të integrimit shtuar në infinit. Teksa nga e majta po shikohet qartë në Shqipëri se ajo që kërkojmë për barazinë dhe udhën që po merr Reforma në Drejtësi nuk trajtohet barazisht në praktikë.

Përballë sfidave të sotme moderne, shumë më tepër sesa këto që u përmendën, Shqipëria e Ballkanit ka ende punë. Jo më kot, Shqipëria futet ende tek vendet me demokraci të cunguar. “Liberation”, pak ditë më parë, në përcaktimin e indeksit të saj të demokracisë, ku merret parasysh korrupsioni, drejtësia, liria e medias, zgjedhjet dhe pak të tjera, tregoi se Shqipëria ka ende një vend modest, me 46%, me vetëm pak pas Serbisë 48 % dhe Maqedonisë së Veriut 47%. Dhe, kur shikon përcaktimet negative për demokratizimin e Serbisë që është pak para nesh, atëherë të lind shqetësimi për Shqipërinë tonë.

A do mundet Shqipëria e Ballkanit të jetë shpejt si Shqipëri e BE-së?! Terreni po tregon se ka ende një mal të lartë përpara, atë që Mitterand e parashikonte me cinizëm shumë vite më parë që Vendet e Lindjes të mos bëheshim menjëherë anëtare, por të integroheshin me kujdes, sepse e kanë të pamundur me atë kulturë politike. Tamam atë që kuptoi Merkel në atë sforco durimi gjatë mandateve të saj për t’na futur në hulli të pamundura. Ndaj, BE-ja mbetet ende shumë e shumë larg.

Tags: Ballkanibeben andoniopinionshqiperia

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post

SHBA/ Kaloi 21 vite në burg për një krim që nuk ndodhi kurrë

Singapori do të ndalojë raportimin e rasteve të reja me Covid-19, ja arsyeja

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Politika amerikane i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com