Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të lartë atmosferik, me qendër kryesore të pozicionuar në Europën qëndrore e cila do të influencojë mot pjesërisht të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare, ku nuk do të mungojnë reshje shiu në formën e stuhive të izoluara në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (WW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/28°C
Zonat e ulëta 21/35°C
Zonat bregdetare 22/34°C