Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqipëria dhe Mali i Zi, më të shtrenjtat e rajonit për të drekuar jashtë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria dhe Mali i Zi, më të shtrenjtat e rajonit për të drekuar jashtë

Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh. Ndonëse krahasuar me një restorant i të njëjtit nivel në Zvicër, fatura në Shqipëri vjen rreth katër herë më e ulët, në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria listohet ndër vendet e shtrenjta, së bashku me Malin e Zi. Të dhënat janë publikuar në portalin Numbeo, i cili raporton tregues të ndryshëm mbi kostot e jetesës dhe cilësinë e jetës.

Në Malin e Zi, në një restorant mesatar një drekë me tre pjata për dy persona kushton mesatarisht 3,000 lekë, më shtrenjtë edhe se në disa vende europiane si Sllovakia, Çekia apo Polonia, ku e njëjta menu kushton 2.800 lekë.

Vendet më të lira të Europës për të ngrënë jashtë renditet Maqedonia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku një menu standarde me tre pjata kushton më pak se 2.000 lekë.

Edhe Serbia Gjithashtu renditet vendi i katër në Europë për çmimet e lira në restorante, ku fatura për dy persona shkon mesatarisht 2.325 lekë.

Për shqiptarët që këtë vit kanë si destinacion pushimesh Greqinë, duhet të jenë të përgatitur që një drekë për dy persona në një restorant mesatar atje do t’ju shkojë mesatarisht 3.900 lekë, ndërsa në Spanjë mbi 4.200 lekë. Kroacia është një variant më ekonomik duke qenë se dreka për dy persona atje nuk shkon më shumë se 3.500 lekë.

Ndërsa në Itali, e cila njihet për shijen në ushqim, një drekë për dy persona do të shkojë mesatarisht 6.000 lekë. Italia renditet vendi i 12-të më i shtrenjtë në Europë.

Vendet më të shtrenjta të Europës

Vendi më i shtrenjtë i Europës për të drekuar në një restorant mesatar është Zvicra. Dy persona të cilët do të porosisin një vakt me tre pjata kryesore do të paguajnë mesatarisht 10,887 lekë. Po kaq e shtrenjtë rezulton të jetë edhe Islanda, ku mesatarisht për të njëjtin standard kushton rreth 10.447 lekë, duke u ndjekur nga Norvegjia me një kosto prej 9.966 lekësh.

Danimarka renditet e katërta në Europë, ku në një restorant mesatar, dy persona do të paguajnë për një vakt me tre pjata 8.100 lekë, ndërsa në Holandë (e pesta në listë), fatura do të shkojë mesatarisht 7.300 lekë, po aq sa në Finlandë dhe në Belgjikë.

Por sa shpenzojnë shqiptarët për restorante?

Rreth 5% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkon për grupin restorante dhe hotele. Sipas INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8%, krahasuar me vitin e kaluar, e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”. Në Bashkimin Europian shpenzimet për këtë kategori zënë rreth 8% të shpenzimeve totale të familjeve./Monitor

Tags: drekuarjashtëmali i zirajonitshqiperiashtrenjtat

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Rrebeshi i shiut rrezikon jetën e qytetarit, shihni si uji “e merr me vete” (Video)

Rrebeshi i shiut rrezikon jetën e qytetarit, shihni si uji “e merr me vete” (Video)

Hapja e negociatave/ BE përcakton sot fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Hapja e negociatave/ BE përcakton sot fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Del shifra/ Ja sa miliardë njerëz jemi dhe kush do zërë vendin e Kinës

Del shifra/ Ja sa miliardë njerëz jemi dhe kush do zërë vendin e Kinës







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com