Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëria, çfarë do të bëhet Shqipëria?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti i Republikës, kur mëkatarëve ju kërkohet të zgjedhin një shenjtor

Nga: Lorenc Vangjeli

Me gjasë këtë javë do të marrë fund përpëlitja e Shqipërisë në dyert e Evropës. Një histori dramatike që mund të dëshmojë ndryshimet në vite të dorës që trokiste dhe të derës që refuzonte të hapej.

Në gjysmën e parë të viteve 90-të, Shqipëria mendohej se ishte në të njëjtin rresht në raport me Brukselin si Bullgaria dhe Rumania.

Etja shqiptare për BE-në ishte shndërruar në besim gati fetar, kurse Evropa e etur për zgjerim, ishte e gatshme të shihte dritë edhe aty ku problemet bënin hije. Por si për të verifikuar aksiomën tragjike për shqiptarët që janë armiqtë më të egër të vetë shqiptarëve, ëndrra do të bëhej shpejt makth.

Grisja e dhunshme e zgjedhjeve të 96-ës, kriza e fajdeve dhe lufta pothuaj civile e 97-ës dhe grushti grostesk i shtetit në 98-ën, e shmangën në mënyrë dramatike vendin nga “dogma” evropiane.

Aleanca natyrore e Shqipërisë me vizionin eurotlantik një vit më pas, gjatë Luftës së Kosovës solli shpresën që e grisën rishtazi në mënyrë të pabesueshme krizat ciklike të politikës lokale në vitet në vijim.

Një vend që krenohej me pluralitetin e besimeve fetare, me tolerancën ndaj mënyrës së lutjes, formës së tempujve të besimit dhe mbi të gjitha, emrit të ndryshëm që i jepej një Zoti të vetëm, vazhdoi të mbetet peng i një pluralizmi arkaik politik: nga një anë probleme inekzistente mes një besimtari musliman dhe të krishtërëve katolikë dhe ortodoksë, por sherre “ekzistenciale” mes majtëve dhe të djathtëve, në anën tjetër.

Ky kontrast fatal ndodhte në sfondin e një Evrope që po lodhej nga zgjerimi, një klubi gjysëm të vetëkënaqur që refuzonte jo gjithmonë më mirësjellje grindavecët e përhershëm dhe që në vend të vlerave që kërkonte dikur për bashkim, identifikonte cenet që kushtëzonin diferencat.

Në të gjithë këtë rrugëtim, Shqipëria ishte sa viktimë e vetes, aq edhe e ndryshimeve thelbësore që po ndodhnin në hapësirën evropiane. Prirja fatale e shqiptarit për t’ju kthyer gjithmonë modeleve të vjetra, bërja më shumë se një herë e të njëjtit gabim të vjetër, refuzimi për të nxjerrë mësime nga pësimet e dhembshme dhe synimi shpesh qesharak për të ndryshuar duke mbetur në thelb gjithmonë e njëjta gjë, është fatura lokale e një vonese tragjike në kthimin e Shqipërisë në identitetin e saj evropian.

Tre vëllezërit e mëdhenj të politikës, Berisha, Meta dhe Rama, njëlloj si muratorët që premtonin të ndërtonin Rozafën e dikurshme, ju ndodhte si mallkim që të murosnin shpresat e vendit. Të paktën kështu mendonte rregullisht njëra gjysëm e shqiptarëve, përkundër gjysmës tjetër që e shihte armikun përballë.

Nuk ka ndonjë vlerë domethënëse tentativa për të gjetur se cili mes tyre është më fajtor se tjetri dhe kush ndër ta është më i suksesshëm ndër të tre. E rëndësishme është të kuptohet që lufta për pushtet mes tyre, shpesh ka parë si sakrificë të parë, shpresën për një Shqipëri normale.

Vonesat tragjike dhe aksidentet historike, deformimet në vizion dhe prapakthimet në rrugëtim, shpesh kanë qenë rregull dhe jo përjashtim.

Edi Rama që ka përsëritur pa u lodhur në këto vite fabulën e martesës së Shqipërisë me Brukselin dhe vonesën e krushqve që janë në hallin e tyre, do të jetë kryeministri që do të celë negociatat.

Njohës i mirë i historisë dhe me një këmbë në kapitujt modernë të saj, kryeministri di mirë se Shqipëria mbërrin në këtë ditë nga disa martesa të gabuara. Duke nisur numërimin e tyre me ato të shekullit të shkuar, me jugosllavë dhe rusë, me kinezë dhe me shkusi islamike.

Vendi ka njohur dhe dy përdhunime barbare, njëri që i zgjati nja pesë shekuj nga otomanët dhe tjetri 50 vjet nga komunistët e Hoxhës së paudhë. Për tre dekada tranzicion, vetë shqiptarët që trashëguan lackën dhe plackën e atdheut, u sollën me atdheun si zotër të një malli pa zot.

Shqipëria moderne është një vend që ka sherr sa herë ka zgjedhje, ka korrupsion dhe hendek të frikshëm social në shoqëri, ka një ish-kryeministër të shpallur të padëshirueshëm nga SHBA, një tjetër ish-kryeministër që i numërojnë regullisht tualetet e shtëpisë në plazh dhe një kryeministër që në rastin më të mirë, ka pothuaj të gjitha atributet e një monarku të pashpallur; ka pasur një aradhë të pafundme me gjykatës mëkatarë që silleshin si kadinjtë e dikurshëm dhe ka kaluar nga një pushtet kriminal si ai i Hoxhës, në një pushtet që ndikohet nga kriminelët e rrugës. Kjo tablo që mund ta vizatojë cilido pesimist edhe në javën më optimiste të Shqipërisë në vite, plotësohet me ikje masive nga vendi, si në një ngut amoku që e kërkon Evropën aty ku është dhe jo këtu ku do të duhej të ishte.

Ende nuk ka një projekt të qartë se çfarë duhet bërë që të rinjtë të mos kthehen në Shqipëri vetëm për të qarë në varret e gjyshërve të tyre, por që të rrinë në Shqipëri për t’i bërë mbesat dhe nipërit e atyre gjyshërve, qytetarë krenarë të Evropës në Shqipëri.

Ka vetëm një përgjigje të përgjithshme për pyetjen që Rilindasi i dikurshëm bënte për Shqipërinë: Çdo të bëhet? Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, të parët që duhet të ndryshojmë në thelb, janë vetë shqiptarët. Shansi ekziston, dhëntë Zoti që mbron Shqipërinë, ai Zot qe flet shqip, që ky shans të mos humbë më!

Tags: evropalorenc vangjelishqiperia

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Policia arrestoi gazetaren ruse, 44-vjeçarja kritikonte ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë

Policia arrestoi gazetaren ruse, 44-vjeçarja kritikonte ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë

Letra për Enverin: “Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon me Adem Butrikën, një person i dyshimtë”

Letra për Enverin: “Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon me Adem Butrikën, një person i dyshimtë”

Londër, banda e hajdutëve grabisin dyqanin e Apple (VIDEO)

Londër, banda e hajdutëve grabisin dyqanin e Apple (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Drejtonte biçikletën i dehur, plagoset i moshuari në Korçë
Aktualitet

Drejtonte biçikletën i dehur, plagoset i moshuari në Korçë

by mirseda
14:58 | 15/09/2025
0

Një i moshuar është plagosur rëndë, pasi ka rënë nga biçikleta që drejtonte. Ngjarja ndodhi në rrugën...

9 ndërtesa, 33 apartamente e 15 makina, Prokuroria Durrës i sekuestron Arben Lamçes pasuritë

9 ndërtesa, 33 apartamente e 15 makina, Prokuroria Durrës i sekuestron Arben Lamçes pasuritë

13:41 | 15/09/2025
“NAMI” NË TIRANË/ Plagosje, vjedhje, sulm ndaj prindërve

“NAMI” NË TIRANË/ Plagosje, vjedhje, sulm ndaj prindërve

13:36 | 15/09/2025
Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, PS depoziton zyrtarisht ndarjen e Komisioneve Parlamentare

Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, PS depoziton zyrtarisht ndarjen e Komisioneve Parlamentare

13:28 | 15/09/2025
“Lëpini çdo gëlbazë” – Myslim Murrizi nxjerr VIDEON e Berishës dhe Gaz Bardhit

“Lëpini çdo gëlbazë” – Myslim Murrizi nxjerr VIDEON e Berishës dhe Gaz Bardhit

13:22 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com