Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqipëri-Kosovë/ T’i kthehemi turizmit mes vete

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri-Kosovë/ T’i kthehemi turizmit mes vete

Nga: Ben Andoni

Duhet të ishte përgatitur një mbledhje e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, pranverën e vitit 2020, një akt që nuk u realizua për arsyen e vetme të pllakosjes nga Covid-19. Mbi ne. Mbi të gjithë botën.

Në vend të mbledhjes së përbashkët, të dy qeveritë u ndanë, ashtu si në të gjithë Ballkanin dhe në Evropën me përpjekjen e thjeshtë dhe bazë të sigurimit të masave të shpëtimit për qytetarët e tyre. Në Shqipëri, masat e ndërmarra nga qeveria Rama ishin të ashpra dhe të menjëhershme, gati me parametrat më të ashpër të protokolleve ndërkombëtare, kurse Kosova, edhe për shkak të problematikës së madhe të brendshme politike, i mori më vonë, por gjithsesi po kaq të ashpra.

Elementi më i trishtë në të gjithë këtë situatë ishte se të dy vendet tona vepruan sikur nuk ishin dy subjekte, që i lidhte pjesa më e madhe e popullsisë së tyre shqiptarët, por krejt të huaj. Më shumë u fol për sherret e qeverisë Kurti dhe prapaskenat e nisjes së dialogut me Serbinë, sesa çdo gjë tjetër. E justifikueshme mbyllja e kufijve por aspak e bashkëpunimit dhe ndihmës së përbashkët. Qoftë sikur kjo të ishte edhe simbolike. Ky do të jetë një mësim i madh për qeveritë e të ardhmes së Shqipërisë e Kosovës, jo të sotmet që mbajnë mbi shpatulla barra të papërballueshme për to. Të mos harrojmë se: Qeveria Rama vjen pas tërmetit dhe Covid-19, kurse ajo e Kosovës pas situatës së tmerrshme të luftës së egër për pushtet.

Në fakt, gjëja më e mirë nga të gjitha ka qenë se njerëzit e kanë injoruar hapur këtë mosmarrëveshje ose të themi indiferencë, pasi në përballje ka qenë mbijetesa. Sfida e tashme mbetet e ardhmja.

Shqipëria po merr për ditë lajme të tmerrshme të anulimit të prenotimeve të turistëve të huaj, duke e vënë në një rrezik të madh turizmin e saj. Kosova, që është pak “më inferiore” sa i përket turizmit, por me kapacitete të mrekullueshme natyrore dhe shërbimi mund të bashkëpunojë shumë. E para, me ndihmën më të madhe duke e frekuentuar më shumë Shqipërinë, ashtu si kosovarët duke mirëpritur me cilësitë e tyre të larta turistët shqiptarë. Edhe Shqipëria e ka detyrim që ta bëjë këtë me Kosovën.  Për fat të keq, Kosova ende nuk njihet sa duhet në Shqipëri, përveçse ne i njohim historitë e pafundme dhe personazhet.

Për t’i kujtuar të gjithë se: Turizmi në Kosovë ruan trashëgimi të spikatur arkeologjike nga kohët e Ilirëve, Dardanëve, Romakëve, Bizantinëve, Serbëve dhe Osmanëve, ndërthurjen e kuzhinave tradicionale ballkanase, arkitekturën e përbashkët me ndikime të shumta, traditat e jashtëzakonshme dhe peizazhet natyrale e rralla. Është koha me një buxhet të vogël, sa të bjerë kjo pandemi e mallkuar, për të rendur e njohur bukurinë e Prishtinës dhe parkun e Gërmisë, Kullën e Orës; Pejën me dyqanet e mrekullueshme zejtare si ato të rrobaqepësve, argjendarëve, por edhe Patriarkanën e famshme serbe, burimin e Drinit të Bardhë, Grykën e Rugovës me mure të pjerrëta që arrijnë deri në 300 metra; Prizrenin e Bekim Fehmiut afër Maleve të Sharrit, ku kultura otomane dhe ndërtimet e bukura karakteristike vendase janë të ndërthurura me kishat serbe; Ulpianën e ri-ndërtuar nga Perandori Justinian I.

Për njerëzit e dhënë pas bukurive natyrore mund të shijojnë Brezovicën, resortin e famshëm të skijimit, i cili gjendet në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit në Kosovën Jugore bashkë me Parkun e Kombëtar të Bjeshkëve të Nëmuna, pa  harruar dhe Shpellën e Gadimës, ku shquhen lirisht Stalagmitet dhe Stalaktitet.

Nuk kushton shumë nëse të dy qeveritë do mendojnë që me masat e përbashkëta të mendojnë që këtë vit shqiptarët, por mbase dhe më vonë t’i vendosin prioritet njohjes së trevave shqiptare. Është një hap i vogël por i domosdoshëm në këto kohë të tmerrshme, pa asnjë rrugëdalje për momentin, që të përfitojmë duke investuar në Shqiptari. (Javanews)

 

Tags: ben andonikosoveshqiperiturizmi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Presidenca del me njoftimin e rëndësishëm, çfarë do ndodhë në orën 12:15

Presidenca del me njoftimin e rëndësishëm, çfarë do ndodhë në orën 12:15

Rritet ndjeshëm kurba e të infektuarve, çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Rritet ndjeshëm kurba e të infektuarve, çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Dritëhijet e amnistisë fiskale

Dritëhijet e amnistisë fiskale







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger
Sport

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

by mirseda
14:22 | 17/04/2026
0

Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Austri. Ish-portieri i...

Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete

Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete

14:07 | 17/04/2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

14:04 | 17/04/2026
“Qiraja e banesës u rrit!”/ Bëri deklarimin e pasurisë, befason Kurti: Kam 16 € e 14 cent në llogari

“Qiraja e banesës u rrit!”/ Bëri deklarimin e pasurisë, befason Kurti: Kam 16 € e 14 cent në llogari

13:53 | 17/04/2026
Përdorte të miturin për shitje të narkotikëve,Prokuroria dërgon për gjykim efektivin e “Shqiponjave”

Përdorte të miturin për shitje të narkotikëve,Prokuroria dërgon për gjykim efektivin e “Shqiponjave”

13:35 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com