Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shqipëri-Kosovë/Kushi: Kjo abetare do të fshijë kufijtë

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Shqipëri-Kosovë/Kushi: Kjo abetare do të fshijë kufijtë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, etj. morën pjesë në ceremoninë e veçantë për prezantimin e abetares së përbashkët unike të organizuar në Gjakovë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kushi theksoi se një ndër punëve më të bukura që janë bërë mes Shqipërisë dhe Kosovës për arsimin, padyshim është abetarja e përbashkët unike.

“Unë jam shumë e nderuar sot të jem këtu mes jush në këtë ditë që do të mbahet mend gjatë në kujtesën tonë, jo thjesht si dita e parë e shkollës në Kosovë, por si dita kur të gjithë vogëlushët tanë, në Shqipëri, në Kosovë, kudo, mësojnë me të njëjtin tekst të abetares gjuhën tonë të bukur shqipe”.

Ajo nënvizoi se në 8 muaj është arritur të realizohet kjo nismë, jo thjesht për një abetare të re, por një abetare shumë më cilësore që i reflekton më së miri të gjitha zhvillimet arsimore, kulturore, sociale madje edhe digjitale.

“Kjo abetare nuk është thjesht libri i parë më i dashur, më i çmuar, më i paharruar për të gjithë. Por kjo abetare do të fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do të na bashkojë më shumë dhe do të forcojë më shumë dashurinë për njëri-tjetrin. Sepse jemi një komb, kemi një gjuhë”, tha znj. Kushi.

Duke përmendur sakrificat me të cilat është shoqëruar gjatë gjithë historisë gjuha shqipe, Kushi tha se ndjehet krenare që sot pas kaq shumë vitesh, sakrificash dhe përpjekjesh që gjuha shqipe mësohet jo vetëm në Shqipëri, në Kosovë e çdo vend tjetër ku ka shqiptarë, por mësohet edhe në universitete ndër më prestigjiozet në botë.

“Së fundmi gjuha shqipe do të mësohet në universitetin e Harvardit. Një arritje e jashtëzakonshme që e konsolidon pozicionin e gjuhës shqipe mes gjithë gjuhëve të tjera më të vjetra të botës”, u shpreh ministrja.

“Në kohërat që jetojmë kur teknologjia avancon çdo ditë, kur gjuha e huaj bëhet domosdoshmëri, për të studiuar dhe për të punuar, sfida për ta ruajtur të pastër gjuhën shqipe është një sfidë që sidomos ne mësuesit e kemi detyrim ndaj brezave.

E kemi detyrim dhe ndaj të parëve tanë por e kemi detyrim dhe ndaj fëmijëve tanë. Është një sfidë që fillon që në klasë të parë. Është një sfidë që fillon pikërisht me abetaren, aty ku hidhen themelet, aty ku edukohen dhe brumosen për herë të parë vlerat”.

“E dashur Arbërie, ne kemi bërë punë të mira dhe do të bëjmë shumë të tjera, por unë besoj që edhe ti e mendon si unë që kjo do të jetë krenaria jonë më e madhe. Sado punë të tjera të bëjmë, abetarja e përbashkët do të jetë krenaria jonë më e madhe.

Dhe sidomos në prag të 110 vjetorit të pavarësisë, kjo abetare merr akoma më shumë vlera. Kjo nuk është thjesht një abetare, kjo është abetarja e dashurisë dhe krenarisë kombëtare”, ka përfunduar Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Tags: abetareEvis KushiMinistrja e Arsimit dhe Sportit

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Berisha: Gledis Nano iku jo se ishte i sinqertë, por naiv!

Berisha: Gledis Nano iku jo se ishte i sinqertë, por naiv!

Balla sfidon opozitën: Patronazhistët po presin vitin e ardhshëm që t’ju mundin prapë

Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve/Balla: Prokuroria të mos bëhet rëra, ku të fshehë kokën si struci!

Gledis Nano shuan heshtjen: Askush s’mund ta ndërtojë personalitetin e tij, nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet!

Gledis Nano shuan heshtjen: Askush s’mund ta ndërtojë personalitetin e tij, nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com