Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shqipëri-Greqi/Meta zgjidh nyjën Gordiane: Të nisë puna e grupit negociator

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëri-Greqi/Meta zgjidh nyjën Gordiane: Të nisë puna e grupit negociator

Hapet drita jeshile për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa këtë e konfirmon presidenca përmes një njoftimi për mediat. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë. Meta ka kërkuar që palët e përfshira në negociata të respektojnë parimet kushtetuese, sigurinë kombëtare dhe interesin socio-ekonomik të Shqipërisë dhe shtetasve të saj.

Ndër të tjera në njoftim e shpërndarë për mediat thuhet se: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”.

Njoftimi për mediat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mbështetje të nenit 92 gërma “ë”, nenit 116, nenit 121 pika 1, nenit 132 të Kushtetutës; Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; Nenit 6 pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

Tags: gordianeGreqiMetanisempuna e grupit negociatorshqiperitëzgjidhm nyjen

TË LIDHURA

Berisha dhe deputetët ePD bllokuan foltoren,Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur te vendoset rendi
Aktualitet

Momente të nxehta në Kuvend: Tone të forta dhe ndërhyrje e Gardës

14:15 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa
Aktualitet

Qendër e re për Drejtësinë, Rama:Financim i madh, giykatës e prokurorë do ndihen te nderuar!

14:14 | 12/02/2026
Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…
Aktualitet

Tentohet grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

14:13 | 12/02/2026
Next Post
Robert Ndrenika kundër projektit për Teatrin Kombëtar: PPP interes i privatit

Robert Ndrenika kundër projektit për Teatrin Kombëtar: PPP interes i privatit

Hoxha: FSHF po masakron Vllazninë, 100 vjetori në Kategorinë e Parë

Edward Snowden: Ja si e kontrollojnë dhe mashtrojnë botën SHBA-të me Facebook

Edward Snowden: Ja si e kontrollojnë dhe mashtrojnë botën SHBA-të me Facebook







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha dhe deputetët ePD bllokuan foltoren,Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur te vendoset rendi
Aktualitet

Momente të nxehta në Kuvend: Tone të forta dhe ndërhyrje e Gardës

by mirseda
14:15 | 12/02/2026
0

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Qendër e re për Drejtësinë, Rama:Financim i madh, giykatës e prokurorë do ndihen te nderuar!

14:14 | 12/02/2026
Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

Tentohet grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

14:13 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

“Berish, Zoti replika”/ Peleshi ngatërrohet me fjalet e tij: Replikë, zoti Berisha

14:12 | 12/02/2026
Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!

Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë!

14:10 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com