Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëri-Greqi, problemet sipas Ministrave të Jashtëm!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti, negociatat para kamerave si rekord Guinness

Nga: Lutfi Dervishi

Afro dy dekada më parë, një takim i Kryeministrit të Shqipërisë në Athinë me homologun grek u kthye në anekdodë të vlefshme për diplomacinë tonë.

Kryeministri Shqipërisë pasi foli për miqësinë tradicionale mes dy popujve, për minoritetin si urë mes dy vendeve, për aspiratat euro atlantike të Shqipërisë, i erdhi radha të dëgjoj homologun grek, i cili në tavolinë parashtroi çështje krejt të tjera:

1.Pse ka shkuar kontrolli i tatimeve te disa biznese greke?

2.Si qëndron problemi me këtë Bankë Greke?

  1. Çështje konkrete të një minoritari…

Pala shqiptare jo vetëm që nuk ishte e përgatitur për të dëgjuar “banalitete”, por as që kishin informacion për çështjet e ngritura.

Kanë kaluar mbi 20 vjet nga takimi në Athinë, por duket se mësimi nuk është nxjerrë siç duhet.

Kjo histori m’u kujtua tek dëgjoja konferencën e shtypit të dy ministrave të jashtëm sot në Tiranë.

Më poshtë po rendis çështjet që bënë publike para medias të dy ministrat. Bëni një krahasim me renditjen e çështjeve që bën homologu grek, përfaqësues i një vendi anëtar i BE-së dhe me fuqi ku e ku më të madhe se Shqipëria.

Ministri Jashtëm i Shqipërisë.

Falenderim edhe njëherë për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit.

Dy vendet po zhvillojnë dialogun pavarësisht pandemisë.

Ramë dakord për të dialoguar për gjithë problemet tona që janë në interes të gjithë qytetarëve.

  1. Komuniteti qytetarëve tanë në Greqi me mbi 600 mijë shqiptarë, vlerësuan integrimin e tyre, diskutuam edhe për çështje që lidhen me mbrojtjen sociale, me sigurimet shoqërore, me mësimin e gjuhës shqipe dhe çështje të tjera që lidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve.
  2. Ministri Dendias më informoi se ka planifikuar tur vizitash në rajon.

E sigurova ministrin që Shqipëria do të ndjekë një politikë aktive të moderuar, të udhëhequr nga synimi për integrim euro atlantik. Integrimi euro atlantik mbetet nje orientimi patjetërsueshëm.

  1. Çështje e rëndësishme është integrimi europian i Shqipërisë.

Falenderim për mbështetjen e vazhdueshme. Referimi te Samiti Selanikut 19 vjet më parë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet.

  1. Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në fokus të shqetësimit tonë. E vlerësojmë si partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Mundësitë për rritjen e shkëmbimeve janë më të mëdha.
  2. Vlerësuam bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe mbështetjen reciproke të kandidaturave në këto organizma.
  3. Temë e diskutimit ishte dhe situata në Ukrainë. Duhet të bëjmë shumë për luftën… dhe shprehim keqardhje për humbjen e shumë jetëve të banorëve të Mariopolit përfshirë edhe ata me origjinë greke!
  4. Çështje tjetër e diskutuar është edhe ajo e delimitimit të zonave detare.
  5. Çështje të vështira të mbetura trashëgim nga e kaluara, nevoja për të abroguar ligjin e luftës, apo çështjet e të drejtave të pronësisë apo të njeriut të komunitetit çam.

Më poshtë në pesë minuta, renditja e çështjeve nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë.

  1. Delitimi kufirit detar në Hagë!
  2. Abrogimi ligjit të luftës!
  3. Minoriteti grek këtu dhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën një urë lidhëse mes dy vendeve.
  4. Kuptoj shumë mirë çështjen e pensioneve.
  5. Sot në mëngjes takova anëtarë të komunitetit grek të Himarës, me ngritën problematikat e tyre dhe janë gjëra që duhet t’i diskutojmë së bashku.
  6. Kisha nderin të takoj hirësinë e tij Kryepeshkopin Anastasin me të cilin pata një diskutim të gjatë!
  7. Diskutuan ekonominë, tregëtinë mes dy vendeve, luftën në Ukrainë. Pergezime Shqipërisë për qëndrimin në sinkron me politikën e BE-se!
  8. Falënderojmë Shqipërinë për mbështetjen që jep për anëtarësimin e Greqise ne KS të OKB për 2025-2026!

Është krejt i qartë prioriteti që i jep Greqia çështjeve.

Çështjet që përbëjnë interes për Shqipërinë renditen kryesisht në dy pikat e fundit.

Mania për fjalë të përgjithshme dhe tema të mëdha si lufta në Ukrainë, dëshmon se nuk njohim sa dhe si duhet rolin, vendin dhe hapësirën që kemi në këtë botë të globalizuar të majisur me kriza.

Nuk ka asgjë të keqe të flasësh për temat e mëdha. E mira do të ishte që koha të përdorej më me nikorqillëk edhe për hallet tona!

 

Tags: GreqiLutfi Dervishishqiperi

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Finalja e “Conference League”, rrugët që do të bllokohen të mërkurën

Finalja e “Conference League”, rrugët që do të bllokohen të mërkurën

Ekspertët flasin për linë e majmunëve: E lehtë për shumicën, por disa mund të sëmuren rëndë

Ekspertët flasin për linë e majmunëve: E lehtë për shumicën, por disa mund të sëmuren rëndë

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE
Bota

Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE

by mirseda
09:34 | 26/06/2025
0

Ukraina është e bindur se përfundimisht do të jetë në gjendje të kapërcejë rezistencën hungareze në rrugën...

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër

09:26 | 26/06/2025
Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

08:57 | 26/06/2025
Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

08:51 | 26/06/2025
Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin

Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin

08:42 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com