“Çekia mbështet rrugën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë ë familjes së madhe të Bashkimi Evropian”-kështu ka deklaruar, Milan Stech, kryetari i senatit të Parlamentit të Çekisë, në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, Gramoz Ruçi.
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë theksoi se bashkëpunimi me Çekinë është një mundësi e mirë për ekonominë shqiptare. Ruçi falënderoi homologun çek për mbështetjen e dhënë edhe për shtetin e Kosovës në rrugën e anëtarësimit në strukturat euroatlantike.
“Çeki i ka dhënë ndihmë Kosovës në rrugën integruese drejt strukturave euroatlantike. Bashkëpunimin në fushën ekonomike, tregtisë, arsimit, dhe fusha të tjera të cilat do të jenë të frytshme”-tha Ruçi.
Ndërkohë Stech deklaroi se ai ka ardhur në Shqipëri me një grup investitorësh, të cilët kanë dëshirë dhe vullnet për të investuar në fushat e ndryshme, kjo pasi ekziston një potencial i madh biznesi në Shqipëri.
“Shpresoj se marrëdhëniet tona të jenë sa më të mira në të ardhmen. Ne kemi interes për bashkëpunim në fusha të ndryshme, sepse ne besojmë se e ardhmja i përket dhe është fusha e shkencës.Së bashku me mua kanë ardhur një grup tregtarësh, të cilët kanë interes për të investuar. Mbështesim hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe bëjmë thirrje për hapjen e tyre. Sigurisht ne theksojmë marrëdhëniet bileterale, ndresa kemi folur për investimet e përbashkëta. Edhe në Ceki ka probleme me papunësinë, por ka politika që nxisin punësimin dhe kërkojnë punonjës në këtë fushë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe duam punonjës. Ne mund të bashkëpunojmë në bujqësi, turizmëm dhe ju keni detin Adriatik, parqe të mrekullueshme. Turistët cekë kanë dëshirë të madhe për të kaluar pushimet në Shqipëri”-tha ai.
Ndërkohë Shqipëri nuk ka një histori suksesi sa i përket bizneseve ceke, kujtojmë këtu rastin e kompanisë CEZ, e cila i shkaktoi miliona dëme ekonomisë shqiptare. Në lidhje me këtë kompani, hetimet janë rihapur, ndërsa janë marrë në pyetje të dyshuar kryesorë të këtij skandali.
Ditë më parë është thirrur të dëshmojë edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ndaj tij rëndon akuza e përfshirjes në skemën e megakorrupsionit, që i kushtoi xhepave të shqiptarëve mbi 400 milion euro. TIRANA TODAY