Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëri: Beteja e parë e fituar në luftën kundër pandemisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri: Beteja e parë e fituar në luftën kundër pandemisë

Lajmi i mirë: Ulet numri i rasteve të reja me Corona në Shqipëri. Por lehtësimi i kufizimeve shoqërohet me ashpërsim ndëshkimesh për shkelësit. Shoqëria civile i kritikon masat penale si cenim të lirive themelore.

Java e katërt e shtetrrethimit 40 orësh që fillon të shtunën (11.04.2020) dhe mbaron të hënën (13.04) e gjen Shqipërinë me betejën e parë të fituar në luftën me COVID -19: kurba e infektimeve ulet, në vend ka më shumë të shëruar, më pak të shtruar. Në  24 orët e fundit ka pasur vetëm 7 raste të reja, kur një javë më parë pandemia arriti pikun me 29 raste të tilla.  Autoritetet konfirmojnë ulje këtë javë të kurbës së infektimit nga virusi corona. Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që është në vijën e parë të “zjarrit” që prej një muaji në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë, thotë për DW se prognoza për javën që vjen është optimiste. “Rënia e numrit  të rasteve reja të infektuara do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së ardhshme. Në gjysmën e dytë të muajit Prill  do të ketë raste të reja më të pakta. Gjithsesi tregues i saktë  do të jenë rezultatet e mostrave, të analizave, ” thotë për DW, Prof. Pipero.

Një muaj pas prekjes së Shqipërisë nga virusi corona, pandemia ka përfshirë 17 bashki nga 61 që janë gjithsej, me 416 të infektuar, 23 viktima, 182 të shëruar, 3395 të testuar. Epiqendra vazhdon të mbetet Tirana me 199 raste, e ndjekur nga Shkodra me 49, Durrësi 38, Fieri 32, Korꞔa 17, Elbasani 15, Lezha 14, Hasi 12, Kavaja 8,Lushnja, Vlora, Kruja 5, Puka, Tropoja, Rrogozhina 4, Mirdita 3 dhe Berati 2. Por shifrat e ulura nuk përjashtojnë rikthimin e rritjes së kurbës së infeksionit. “Duhen respektuar në mënyrë rigoroze masat kufizuese të qeverisë, distancimi social dhe karantina, duhen zbatuar këshillat e mjekëve. Me këtë virus nuk bëhet shaka” paralajmëron   Prof. Pipero

Rama: Dalja nga faza e parë e pandemisë në fund të Majit

Ulja e kurbës së infeksionit ka sjellë edhe parashikime optimiste afat-shkurtra dhe lajme të mira për qytetarët dhe bizneset. Kryeministri Rama bëri me dije të premten, (10.04) se “në fund të Majit mund të ketë një dalje nga faza e parë përballjes së gjithanshme me “armikun e padukshëm” dhe një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik mund të rikthehet në  normalitet”. “Do të zgjerojmë fashën orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare deri në orën 17.30, do të zgjerojmë mundësinë e lëvizjes së automjeteve private të atyre që punojnë në hapësirën e aktivitetit ekonomik”, bëri me dije kryemnistri Rama në një postim në median sociale, duke rritur me 4 orë e gjysmë në ditë lirinë e lëvizjes.

Rregulla dhe dënime të ashpra – reagon shoqëria civile

Por kjo rritje lirie pritet të shoqërohet me rritje dhe ashpërsim ndëshkimesh për shkelësit e rregullave. Maxhoranca socialiste ka propozuar të miratohen javën që vjen amendime në Kodin Penal. Argumenti i maxhorancës së majtë është shpallja e katastrofës natyrore, gjë që përligj parashikimin e sanksioneve në Kodin Penal, përveç masave administrative. Janë dy amendime në dy nene që propozohet të shtohen në Kodin Penal të vendit: i pari lidhet me moszbatimin e rregullave dhe urdhrave të nxjerra nga autoritetet, që do të konsiderohet kundravajtje penale dhe do të dënohet nga gjobë ose burgim deri në 6 muaj në varësi të shkeljes; i dyti lidhet me thyerjen  e karantinës. Neni i propozuar parashikon që shkelësit e karantinës, të infektuar ose jo dënohen me gjobë ose 10 vjet  deri në 15 vite burg.

30 organizata të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar propozimin e maxhorancës socialiste për ashpërsim të masave deri në burgim 15 vjet. Në një letër drejtuar Parlamentit ato kërkojnë rrëzimin e amendimeve pasi ato” cenojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”. Opozita e quan të pajustifikuar ashpërsimin  e masave me  amendimet në Kodin Penal pasi sipas saj “lufta me virusin corona fitohet me masa shëndetësore dhe ekonomike”. Por maxhoranca socialiste dhe qeveria Rama e quajnë të domosdoshme ashpërsimin e masave me argumentin që e drejta për jetën është mbi të drejtat dhe liritë re tjera të qytetarëve.

FMN – 174 milionë Euro kredi për bilancin e pagesave

Kjo fundjavë solli edhe një tjetër lajm të mirë: kredinë  e FMN. Kjo kredi i ofrohet Shqipërisë nga aktivizimi i një instrumenti financiar të FMN, Instrumentit të Përgjigjes së Shpejtë për rastet e katastrofave natyrore. Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi të premten, (10.04) këtë kredi si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave, që ndodhet në situatë të vështirë jo vetëm nga pandemia Covid-19 por edhe nga tërmeti i nëntorit të kaluar. “Rëndësi kritike ka sigurimi i shpenzimeve  të nevojshme për kujdes shëndetësor dhe për mbështetje të njerëzve dhe kompanive që janë dëmtuar nga pandemia,” thekson FMN në njoftimin për ofrimin e kredisë./DW

Tags: betejakoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Lefter Koka
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Lefter Koka

11:37 | 11/12/2025
Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!
Politikë

Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!

11:13 | 11/12/2025
Next Post
Arrestimi i Orges Bilbilit/ Veliu: 7 operacione sekrete janë zhvilluar për kapjen e tij

Arrestimi i Orges Bilbilit/ Veliu: 7 operacione sekrete janë zhvilluar për kapjen e tij

Ia kalon Italisë, SHBA mban tashmë rekordin për numrin më të madh të viktimave

Ia kalon Italisë, SHBA mban tashmë rekordin për numrin më të madh të viktimave

Brazil/ Foshnja disa ditëshe bëhet viktima më e re me koronavirus që humb jetën

Brazil/ Foshnja disa ditëshe bëhet viktima më e re me koronavirus që humb jetën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Lefter Koka
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Lefter Koka

by mirseda
11:37 | 11/12/2025
0

GJKKO ka liruar nga qelia ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Lajmi në përditësim…

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!

Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!

11:13 | 11/12/2025
35-vjetori i themelimit/ Selia blu ndryshon pamje, përgatitet për festë

35-vjetori i themelimit/ Selia blu ndryshon pamje, përgatitet për festë

11:09 | 11/12/2025
Pas Xholit, para anëtarëve të KLP  del kandidatja tjetër për drejtimin e SPAK, Dolereza Musabelli

Pas Xholit, para anëtarëve të KLP del kandidatja tjetër për drejtimin e SPAK, Dolereza Musabelli

11:04 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com