Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Shpyllëzimi vë në rrezik pemët dhe qeniet e pyllit tropikal të Atlantikut

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Shpyllëzimi vë në rrezik pemët dhe qeniet e pyllit tropikal të Atlantikut

Ndërsa efektet e ndryshimeve të klimës vazhdojnë të shkatërrojnë planetin, një nga ekosistemet më të larmishme të botës, pyjet e Brazilit, janë në rrezik.

Por banorët vendas po marrin masa,duke mbjellë pemë për të luftuar shpyllëzimet e mëdha.

Në Brazil, fati i një specieje të rrezikuar varet nga fati i mjedisit të rrezikuar ku rritet.

“Pylli Tropikal i Atlantikut është një nga territoret më të rrezikuara të planetit. Mbi 90 për qind i tij, është shpyllëzuar ose shkatërruar. Pjesa që ka mbetur është fragmentuar dhe e tmerrshme për disa specie dhe ekuilibrin ekologjik”.

Luis Paulo Ferraz punon për Shoqatën “Golden Lion Tamarin”, një organizatë që synon mbrojtjen e të paktën 2 mijë majmunëve luanë të artë. Ai thotë se këta majmunë të vegjël, përballen me një krizë ekzistenciale.

“Është një specie që mund të jetojë vetëm në një lloj shumë të veçantë pylli në shtetin e Rio de Zhaneiros, një pyll shumë i nxehtë, me shumë lagështirë dhe vetëm dy për qind e këtyre pyjeve vazhdojnë të ekzistojnë”, thotë zoti Ferraz.

Këto toka ishin të mbuluara dikur me pemë. Por shpyllëzimi masiv për banesa dhe burime energjie, e shkatërroi mjedisin natyror për kafshë si majmunët e quajtur Golden Lion Tamarin.

Maria Coelho da Fonseca Machado Moraes, Pronare Fidanishteje dhe Aktiviste e Mjedisit

“Marrëzia dhe injoranca e njerëzve ka shkatërruar pjesën më të madhe të pemëve dhe vazhdon t’i shkatërrojë ato”, thotë një pronare fidanishteje dhe aktiviste mjedisi.

Maria Coelho njihet si Dona Graca ((PRON: GRAH-SAH)), ose zonja Grace. Në fidanishten e saj, ajo përzien pleh, gur gëlqeror dhe argjilë për të rritur filizat nga farat e pemëve lokale.

“Unë bëj pjesën time. Nuk mund të bëj shumë, por bëj aq sa mundem për të shpëtuar pemët”, thotë ajo.

Punëtorët mbjellin me kujdes filiza si ato që Dona Graca rrit në fidanishten e saj. Ndërsa Luani i Artë jeton në pemë, ato e bëjnë zonën më të banueshme për të tjerët.

“Ne e përdorim Luanin e Artë si ombrellë dhe njëkohësisht e shpëtojmë si specie. Por e dimë që edhe specie të tjera përfitojnë, kryesisht njerëzit sepse është më mirë të jetosh në një rajon me një pyll që është i mbrojtur sesa në një vend ku ka vetëm asfalt”, thotë Inxhinieri i pyjeve, Carlos Alvarenga Pereira Jr. Për Dona Gracan, mbrojtja e ekosistemit që po eliminohet, është njëkohësisht mbrojtje e historisë, shkruan “Voa”.

“Brezat e ardhshëm duhet t’i njohë këto pemë. Përndryshe do të mbeten vetëm në libra. Do të mbeten vetëm në kujtesë. Po të kisha mundësi do t’i shpëtoja dhe t’i mbillja të gjitha”, thotë ajo.

Pylli Tropikal i Atlantikut të Brazilit shtrihet në një sipërfaqe prej një milionë kilometrash katrorë dhe Fondi Botëror për Kafshët e Egra thotë se vetëm 7 për qind e tij vazhdon të ekzistojë.

Mbi gjysma e specieve të pemëve dhe 92 për qind e amfibëve jetojnë tashmë në pjesë të tjera të Tokës.

Tags: AtlantikrrezikshpyllezimiToka

TË LIDHURA

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme
Ekonomi

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme

11:43 | 04/09/2025
Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën
Bota

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025
Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore
Kuriozitete

Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

14:31 | 02/09/2025
Next Post
Punonjësi i fondacionit falsifikon letrat e aplikuesve për kredi

Punonjësi i fondacionit falsifikon letrat e aplikuesve për kredi

NATO takim të pazakontë pas ekzekutimit të Soleimanit/ Çfarë vendimi u mor

NATO takim të pazakontë pas ekzekutimit të Soleimanit/ Çfarë vendimi u mor

Zonat në Tiranë që kanë mbetur pa energji elektrike

Zonat në Tiranë që kanë mbetur pa energji elektrike

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Masakra në Shkodër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, Ekrem Spahiu: Rivendosja e dënimit me vdekje, emergjencë kombëtare
Politikë

Masakra në Shkodër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, Ekrem Spahiu: Rivendosja e dënimit me vdekje, emergjencë kombëtare

by mirseda
20:13 | 08/09/2025
0

Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, LZHK, Ekrem Spahiu në një reagim për ngjarjen e rëndë të...

Meksikë/ Treni merr përpara autobusin dykatësh, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur

Meksikë/ Treni merr përpara autobusin dykatësh, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur

19:51 | 08/09/2025
Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

19:13 | 08/09/2025
Hamasi “devijon” nga ultimatumi i Trump: Është e pamundur të lirohen të gjitha pengjet izraelite menjëherë

Hamasi “devijon” nga ultimatumi i Trump: Është e pamundur të lirohen të gjitha pengjet izraelite menjëherë

18:59 | 08/09/2025
Takimi i Ramës me Admiralin Stuart Munsch/ Ambasada amerikane: U diskutua për partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-ve

Takimi i Ramës me Admiralin Stuart Munsch/ Ambasada amerikane: U diskutua për partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-ve

18:40 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com