Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

2 vjet ago
in Editorial - Opinione
Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë dhe të bindurin e Erdoganit

Kohët e fundit e kam provuar shpesh që në biseda me njerëz jo shumë të informuar për atë që ndodh, gjysëm me provokim dhe gjysëm për testim, t’iu hap temën e vdekjeve nga Covid-19, që u mbajtën të fshehura.

Sa herë që kam mëtuar ta bëj, aq më shumë jam befasuar.

“A, ha edhe këtë e shpike”, më tha një pedagog, ndjekës i regullt i lajmeve të mbrëmjes në TV, që ka po aq merak për të qenë në djeni të ngjarjeve, sa dhe motivimi i shumicës së gocave të bllokut për të rifilluar palestërën para plazhit.

“Paske marrë fund, qenke bërë idhtar i teorive konspirative”, më ironizoi një bankier, tepër mainstream për të menduar me kokën e tij.

“Deri këtu të ka çuar inati me Ramën…mirë patronazhistët, po edhe fshehjen e të vdekurve do na shisni tani”, më qesëndisi një i njohur socialist, që bën çdo përpjekje për tu pranuar edhe si rilindas.

Sa herë që, në të tilla mjedise, kam provuar ta bëj këtë sfidë, po aq shpesh kam vënë re njerëz të bezdisur në konfortin e asaj që kanë vendosur të besojnë, një lloj indiference përçmuese për të vënë në pikpyetje ‘të vërtetat” mbizotëruese që iu kanë ngulur në tru, një lloj dorëzimi intelektual për të menduar përtej asaj që iu thuhet.

Deri më tani askush nuk ka arritur të ma plasë në sy, por jam i sigurtë që shumë prej tyre më kanë shikuar si një lloj të marri që ngjall keqardhje, që përjeton makthe dhe thur fantazi, në të cilat çifti Rama -Manastirliu luajnë rolin e varrmihësit, që në fshehtësi dhe errësirë gropos kufomat e sapo dala nga spitali infektiv, pasi kanë vënë vartësit e tyre të fallcifikojnë çertifikatat e vdekjes dhe të fshijnë ish të sëmurët nga regjistrat e gjendjes civile.

E di që si ata edhe shumë të tjerë kanë pasur reagime të ngjashme kur dikush i ka folur për manipulimin që bëri qeveria me numrin e atyre që humbën jetën si pasojë e përballjes me pandeminë. “Nuk mund të arrihet deri këtu”; “Nuk mund të bëhet politikë dhe me vdekjet”; “Nuk mund të njollosen deri në këtë pikë heronjtë tanë me bluza të bardha”, kanë qenë mendimet më të përhapura.

Në fakt, duke hequr mënjëanë këto ekzagjerime, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Askush nuk ka varrosur kufoma në fshehtësi. Askush nuk ka fshirë vdekjet si të tilla. Manipulimi është bërë më i thjeshtë. Për dikë që vdiste në spitalin Covid 1, kartelën e shkruanin si jetë e humbur nga ndalimi i zemrës. Për një tjetër, shkaku gjendej tek mosfunksionimi i mushkrive. Pra, mashtrimi nuk qe trashanik, askush nuk groposte askënd në varreza masive, pa djeninë e familjarëve, miqve, komshijve. Theshtë i ndryshonin një detaj të vogël burokratik, në pashaportën që do ta përcillte në botën tjetër.

Por, ky ndryshim aspak thelbësor në hendekun e thellë mes jetës dhe vdekjes, kishte rëndësi të madhe për të shërbyer si tulla e parë në lartësimin e ngrehinës të historisë së suksesit në luftën ndaj pandemisë. Ai qe i domosdoshëm për të përdorur pastaj slloganet, se ne qenkeshim më mirë se Italia apo Gjermania dhe se shqiptarët duhet ti uleshin në gjunjë liderit të aftë e zemërmadh që shpëtoi me mijra jetë, falë menaxhimit personal që i bëri kësaj flame.

Për këdo që kërkon të kuptojë, kjo fabul tashmë ka rënë. Një shkrim i shkëlqyer i koleges Ornela Liperi në “Monitor”, i mbështetur në të dhënat e Eurostat, tregon se pandemia ka bërë kërdinë në këtë vend. Shifra e jetëve të humbura, që deri më tani zyrtarisht nuk i kalon 2500-tat në një vit e gjysëm pandemi, është realisht katër herë më e madhe. Jo vetëm kaq, por duke analizuar vdekjet e tepërta në raport me mesataren vjetore të mëparshme, Shqipëria i ka ato  dyfish më të larta sesa vendet që renditen më keq në Europë për numrin e jetëve të humbura gjatë periudhës së Covid- 19.

E pra, nuk ka më diskutim mbi vërtetësinë e përrallave me histori suksesi, në një vend ku vdekja qëndroi e ulur këmbëkryeq më shumë se në ç’do vend tjetër në kontinent.

Megjithëatë, sot kjo e vërtetë nuk ka më aq peshë pasi pushteti e përdoi fabulën e tij për qëllimin që iu desh: për ta vënë në funksion të zgjedhjeve dhe për të thirrur me gojën plot se “njeriu që shpëtoi jetë” e meriton edhe një mandat të tretë.

Por, nëse ajo nuk është më e rëndësishme për qëllimet politike të ditës, nëse e ka humbur vlerën për zhbalancimin e peshores ekektorale, kjo histori manipulimi na shërben shumë për të kuptuar atë që ka ndodhur. Jo në lidhje me pandeminë, por në lidhje me pushtetin autokratik dhe demokracinë.

Të gjithë ata të cilët më shohin të habitur sa herë i provokoj me temën tabu për fshehjen e numrit të të vdekurve, nuk janë thjeshtë “idiotët e dobishëm” mbi supet e pafajshme të të cilëve e ka më të lehtë të ngrihet ç’do rregjim.

Për debilizimin masiv të tyre është punuar gjatë dhe në mënyrë perfide. Në shërbim të kësaj strategjie për shpëlarjen e truve janë vënë të gjitha ingranazhet dhe mediat e sistemit, që sa herë dikush iu fliste për çertifikata mortore të manipuluara, fillonin sulmet histerike se po përbalteshin mjekët, që sa herë dikush u tregonte pamundësinë e të vdekurtit në një spital Covid, jo nga virusi, të hidheshin në fyt për manipulim politik të një çështjeje shëndetësore.

Pushtetit të rilindjes i duhet njohur një meritë. Ai i është përshtatur më mirë nga të gjithë, periudhës së post të vërtetave. Me të gjitha mjetet që ka në dorë, me kontrollin ndaj medias, me blerjen e personaliteteve publike, me frikësimin dhe dekurajimin e profesionistëve, ai ka bërë që një pjesë e mirë e popullsisë, të arrijë ti besojë fakteve alternative që prodhon vetë.

Prandaj ne nuk duhet të çuditemi aspak që vazhdon të ketë trushpëlarë, që s’duan ta besojnë se është fshehur numri i të vdekurve, ashtu sikurse tashmë kanë harruar se ka ekzistuar Saimir Tahiri, grabitja me letra amerikane te unaza, apo oferta e pakërkuar për ngritjen e një teatri të ri.

Makineria e pushtetit ka bërë gjithçka që ata të pllaquriten në rehatinë e budallallëkut të tyre. Një pjesë e madhe e tyre janë votues të Rilindjes, madje edhe pa i kërcënuar me patronazhistë apo pa iu blerë votën me para. Ata janë shpirtrat e vdekur nga virusi “post-truth” që shpërndau në këtë vend Edi Rama. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATImanastirliurama

TË LIDHURA

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
“Unë veproj me Kanun, Ramën do e kisha vr*rë me snajper”, Sali Berisha dhe botëkuptimi i tij real për liderin e opozitës
Editorial - Opinione

“Unë veproj me Kanun, Ramën do e kisha vr*rë me snajper”, Sali Berisha dhe botëkuptimi i tij real për liderin e opozitës

11:45 | 08/12/2022
Dhunimi i Sali Berishës dhe përdhunimi i drejtësisë 
Editorial - Opinione

Dhunimi i Sali Berishës dhe përdhunimi i drejtësisë 

11:07 | 08/12/2022
Next Post
Tornado në Çeki, tre të vdekur e dhjetëra të plagosur

Tornado në Çeki, tre të vdekur e dhjetëra të plagosur

Pse nuk kishte shenja dhune? Pikëpyetjet i krimit në Greqi

Pse nuk kishte shenja dhune? Pikëpyetjet i krimit në Greqi

Foto/ Ylli i Napolit na jep një mesazh të fortë, kthehet në baltën e Afrikës

Foto/ Ylli i Napolit na jep një mesazh të fortë, kthehet në baltën e Afrikës

JU REKOMANDJOMË

Ramës nuk i del inati me opozitën. Zbardhet porosia ndaj ministrave e deputetëve

Ramës nuk i del inati me opozitën. Zbardhet porosia ndaj ministrave e deputetëve

4 vjet ago
“Më rrahën barbarisht dhe më tërhoqën zvarrë”, pedagogu denoncon dhunën në komisariat

“Më rrahën barbarisht dhe më tërhoqën zvarrë”, pedagogu denoncon dhunën në komisariat

4 vjet ago
Ronaldo rikthehet në ‘shtëpi’ si kundërshtar, ish-shoku kujton: Ja çfarë na tha kur…

Ronaldo rikthehet në ‘shtëpi’ si kundërshtar, ish-shoku kujton: Ja çfarë na tha kur…

4 vjet ago
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në 10:00, 12%

KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në 10:00, 12%

6 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com