Inspektorët e ISHTI-t kanë vendosur të bllokojnë pikën e karburantit në superstradën Lezhë-Laç, e cila shpërtheu tre ditë më parë, e nga ku mbetën të plagosur 7 persona.
Ndër të tjera, Ministria e Energjetikës sqaron se pika e karburantit nuk plotëson kushtet e sigurisë. Grupi i inspektorëve pritet të shkojë në orën 12:00 tek subjekti në fjalë, për ta bllokuar atë.
Kujtojmë se mes të plagosurve, ishin edhe dy vajza të vogla, të moshës 2 dhe 5 vjeç.
Nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në këtë biznes mbetën të plagosur shtatë persona, mes tyre edhe dy vajza të vogla, 2 dhe 5 vjeçe.
Dy prej të plagosurve ndodhen të shtruar në QSUT. Sipas uniformave të bardha, ata kanë marrë dëmtime të konsiderueshme në pjesët e trupit, ndërsa mësohet se njëri prej tyre rezulton i djegur në shkallën 40 për qind.