Para pak minutash është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në një lagje në Leicester, në Angli. Mediat vendase raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht.
Policia e Leicester ka shkruar: “Ka ndodhur një incident i madh në Hinckley Road, Leicester. Të gjitha shërbimet emergjente aktualisht po merren me këtë. Rruga Carlisle dhe një pjesë e rrugës Hinckley janë bllokuar. Ju lutemi të shmangni qarkullimin në atë zonë.”
Shkaku i shpërthimit është i paqartë por përmasa e incidentit është e madhe. Sipas njoftimeve, shpërthimi ndodhi në Western Park Store, në një dyqan Londis që ndodhej përballë me një stacion autobusi. Dyqani është shkatërruar plotësisht pasi është përfshirë i gjithi në flakë.
Për shkakun nuk ka shumë detaje, veç spekulime për një shpërthim gazi – ndoshta disa të lënduar, asgjë nuk është e konfirmuar. Dyshohet se ka viktima.