Një deklaratë e fortë ka ardhur nga regjisori Laert Vasili, i cili është i mendimit se nacionalizmi është kthyer në biznes, dhe njerëzit e përdorin për t’u pasuruar. I ftuar në “360 Gradë” në “Ora News”, ai tha se deklaratat që bëhen me vendet fqinje duhet të jenë të kujdesshme.
Po kështu ai këshilloi qytetarët që të mos bien pre e propagandës për ndërhyrje me dhunë dhe me armë.
“Deklaratat që bëhet sidomos me vendet fqinje, duhet të jenë të kujdesshme. Nuk bën mirë t’i frymë zjarrit, sepse kështu i shërbejnë njerëzve që e kanë për biznes nacionalizmin dhe paguhen për t’u pasuruar për këtë gjë.
Nuk u djersin veshi pse humbi 1 jetë, 2 jetë apo 15 jetë. Ata vazhdojnë biznesin e tyre. Të mos bien pre e propagandës për ndërhyrje me dhunë dhe me armë. Do të doja të përmendja një politikan grek që tha se vëllanë mund ta nxjerrësh nga shtëpia, por komshiun jo”, tha ai.