Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shpërndarja e pasurisë, demokracia dhe kapitalizmi global

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Shpërndarja e pasurisë, demokracia dhe kapitalizmi global

Nga David Schultz “International Policy Digest”

Pavarësisht protestave të fundit në vende të ndryshme të botës, teksa “The Economist” ka dhënë alarmin se bota po bëhet më e pasur dhe më e barabartë, realiteti është që kapitalizmi global po prodhon ose po riprodhon 3 prirje që përmbajnë lajme të këqija: një pabarazi të pasurisë veri-jug, pabarazi mes individëve, dhe pabarazi midis brezave.

Ekonomisti francez, Tomas Piketi i rikujtoi në vitin 2013 përmes librit të tij “Kapitali në shekullin XXI”, komunitetit akademik dhe gjithë të tjerëve realitetin e rritjes së pabarazisë ekonomike në botë. Ndërsa shkrimtarët e shekullit XIX Xhon Stjuart Mill, Henri Xhorxh, Karl Marksi dhe Roza Luksemburgu, u fokusuan tek shkaqet e prodhimit të pabarazisë ekonomike, dhe sfidat që ajo vendos para demokracisë, nga mesi i shekullit të kaluar kjo kritikë thuajse u zbeh.

Dhe kjo ndodhi pasi nga vitet 1930 deri në vitet 1970, pabarazia globale në mbarë botën u reduktua për shkak të ngjarjeve si dy luftërat botërore, një depresioni të madh ekonomik, dhe një rritje e krahut të punës. Pas asaj periudhe, pabrazia nisi të zgjerohet në mënyrë dramatike, pasi ndikimi i faktorëve të mësipërm u dobësua dhe pasuria, dhe të ardhurat nisën të përqendrohen sërish në pak duar.

Piketi thekson në librin e tij se kur kthimi i kapitalit rritet më shpejt sesa të ardhurat nga puna, rritet edhe hendeku midis të pasurve dhe të varfërve. Mënyra se si është zgjeruar kjo pabarazi e re në Shtetet e Bashkuara, është dramatike. Një studim i vitit 2011 nga Zyra e Buxhetit në Kongresin Amerikan, zbuloi se hendeku i të ardhurave pas pagimit të taksave, mes 1 përqindëshit të popullatë më të pasur dhe gjithë të tjerëve, është 3 fishuar që nga viti 1979.

Të ardhurat për 1 përqind të të pasurve u rritën me 275 për qind midis viteve 1973- 2007, dhe vetëm 18 për qind për shtresën e mesme. Sipas Byrosë së Regjistrimit, të ardhurat mesatare të familjeve amerikane, ranë në vitin 2012 nga 51.100 dollarë në 51.017 dollarë.

Amerikanët e zakonshëm, fitonin më pak dollarë sesa në vitin 1989. Por të ardhurat, tregojnë vetëm një pjesë të historisë. Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, është duke u rritur. Sipas Institutit për Studime të Politikave, në vitin 2007, 1 për qind e amerikanëve më të pasur, kontrollonte thuajse 34 për qind të pasurisë në vend, me gjysmën e popullsisë që zotëronte më pak se 3 për qind të saj.

Pabarazitë racore në shpërndarjen e pasurisë, pasqyrojnë ato të të ardhurave. Një raport i Qendrës Kërkimore Pju i prillit 2013, tregon se si nga kriza financiare e vitit 2008, vlera mesatare neto e të ardhurave të familjeve që përbëjnë 7 për qind të amerikanëve më të pasur, u rrit me rreth 28 për qind, në një kohë që vlera mesatare e të ardhurave për 93 për qind të familjeve më të ardhura të ulëta, ra me 4 për qind.

Më të pasurit, e morën veten më mirë nga Recesioni i Madh, por pjesa tjetër e amerikanëve, nuk ia ka dalë dhe aq mirë. Por disa kanë spekuluar, se që kur bota e ka marrë veten nga recesioni i madh i vitit 2008, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve, do të ngushtohej. Në fakt, nuk është kështu.

Dëshmia më e fundit është Raporti Global i Pasurisë i bankës zvicerane “Suisse Credit”. Ky raport është shpërfillur nga mediat, por edhe nga ekonomistët dhe politikëbërësit kryesore. Ai paraqet disa përfundime makro dhe mikro befasuese.

Së pari, ndërsa pasuria globale globale arriti shifrën rekord prej 360.6 trilionë dollarë deri në mesin e këtij viti, dhe gjatë 2 dekadave të fundit hendeku i pasurisë globale është ulur disi, shpërndarja e kësaj pasurie ishte jashtëzakonisht e pabarabartë. Amerika e Veriut dhe Evropa përbëjnë 17 për qind të popullsisë globale, por kontrollojnë 57 për qind të pasurisë së saj.

Ndërsa është e dukshme fuqia në rritje ekonomike e Kinës, SHBA-ja mbetet deri më sot shteti më i pasur në botë, duke pasur numrin më të madh të miliarderëve. Pasuria për të rriturit arriti në 70.850 dollarë. Gjithsesi, 57 për qind e të gjithë të rriturve, kanë një vlerë neto më të vogël se 10.000 dollarë, në një kohë që më pak se 1 për qind e popullsisë, kontrollon 44 për qind të pasurisë në botë.

Dhjetë për qind e më të pasurve në botë, zotëron 82 për qind të pasurisë globale. Gratë i kanë dyfishuar të ardhurat e tyre gjatë 2 dekadave të fundit, për shkak të rritjes së numrit të tyre në fuqinë punëtore, por përfitimi në krahasim me burrat ka qenë modest, dhe ndryshon nga vendi në vend.

Ndërkohë, të rinjtë e Brezit të Mijëvjeçarit, po vuajnë për grumbullimin e pasurisë në krahasim me prindërit e tyre. Në përgjithësi, studimi i “Credit Suisse”, raporton se hendeku Veri-Jug, është ngushtuar disi. Gjithsesi ai ekonomik midis vendeve të zhvillura dhe atyre të boës së tretë vazhdon.

Së dyti, ekziston një hendek i madh i pasurisë midis brezave. Çfarë do të thotë e gjitha kjo në një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë? Nga politikat ekonomike neoliberale, kanë përfituar kryesisht ata që ishin tashmë të privilegjuar për sa i përket vendeve, brezave dhe individëve. Vendet dhe njerëzit që ishin përfitues 20 apo 30 vjet më parë, vazhdojnë të jenë edhe sot.

Së dyti, megjithë protestat e presidentit Donald Trump se sistemi i tregtisë globale ka përfituar shumë nga Amerika, në përgjithësi SHBA-ja vazhdon të jetë një përfituese, duke dëshmuar se “Shekulli Amerikan” i shpallur që në vitin 1942 nga Henri Ljus është ende fitues, të paktën për disa.

Në një periudhë më afatgjatë, çështja është nëse kapitalizmi global dhe demokracia, mund të mbijetojnë në kushtet kur pabarazitë e pasurisë po zgjerohen vit pas viti. Këto pabarazi po prekin veçanërisht klasën punëtore, po nxisin pakënaqësi ndaj emigracionit dhe demokracisë.

Në fakt, politikat që kanë prodhuar pabarazitë, po dëmtojnë institucionet që i kanë prodhuar ato. Është e dyshimtë nëse një kthesë globale drejt autoritarizmit, do të vazhdojë të mbështesë demokracinë.

Zbehja e shpërndarjes së të mirave ekonomike nga kapitalizmi, po e dëmton botën, brezat e ardhshëm dhe vetë demokracinë. Panorama sugjeron një të ardhme më pak demokratike, dhe ndoshta më pak kapitaliste. Por se cilat do të jenë saktësisht këto institucione të reja, dhe si do të duket rendi global në të ardhmen, kjo është ende pjesë e debatit./ TIRANA TODAY 

 

Tags: demokraciaEkonomistikapitalizmi globalShpërndarja e pasurisëTomas Piketi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Greqia do të japë 2 mijë € për çdo fëmijë të lindur, përfitojnë edhe emigrantët

Greqia do të japë 2 mijë € për çdo fëmijë të lindur, përfitojnë edhe emigrantët

“Nuk i eci filmi”, Rezart Veleshnja nuk ia lë mangët Bes Kallakut

"Nuk i eci filmi", Rezart Veleshnja nuk ia lë mangët Bes Kallakut

Do mblidhte ndihma për tërmetin, pranga 49-vjeçarit nga Tirana

34-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshimet e para të policisë







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë
Sport

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

by mirseda
20:13 | 10/10/2025
0

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Shqipërisë, u shpreh se skuadra është gati për sfidën ndaj Serbisë. Ajeti, gjithashtu,...

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

20:10 | 10/10/2025
Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

19:03 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com