E martë, 19 Janar, 2021
4 C
Tirana

Greqia do të japë 2 mijë € për çdo fëmijë të lindur, përfitojnë edhe emigrantët

Në parlamentin grek pritet të që të votohet një projektligj i ri, i cili konsiston që çdo fëmijë i lindur në Greqi të marrë një shpërblim prej 2 mijë eurosh.

Ky projektligj do të hyjë në fuqi për çdo fëmijë që do lindë nga data 1 janar e mbrapa.

Gjysma e parë e përfitimit, që arrin shumën prej 1 mijë eurosh, do t’u shpërndahet menjëherë prindërve pa ndonjë aplikim. Sa i takon pjesës tjetër së shumës, ajo do të paguhet gjashtë muaj pas lindjes së secilit fëmijë.

Ky projektligj do të aplikohet edhe për fëmijët e lindur në Greqi nga qytetarë jo të Bashkimit Evropian. Por kjo me një kusht, që nëna të ketë qenë banore e rregullt dhe e përhershme e Greqisë që nga viti 2012.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...