Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shpenzime marramendëse/ Sa kushton një deputet në parlament?

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shpenzime marramendëse/ Sa kushton një deputet në parlament?

Cili është shpenzimi më i madh për vitin 2017? Kjo është pyetje që na bie ndërmend të gjithëve. Ose më saktë për çfarë shpenzohet më shumë në vendin tonë? Disa mund të mendojnë investimet në shkollat publike, rrugët, qendrat shëndetësore. Por jo, do  të zhgënjeheni nga përgjigja.  Janë  deputet 137  kanë kushtuar me miliona lekë, vitin që lamë pas. 

Gjatë 45 ditëve të vitit 2017 të dhënat e Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com.al) marrë nga deklarimet e vetë partive (të cilat janë relativisht vetëm 30% e shifrave reale të shpenzimeve) dëshmojnë se Shqipëria harxhoi 3.262.815.150 lekë për të zgjedhur 140 deputetë, nga të cilët, 87% ishin zgjedhur sapo u shpallën listat, dhe fushata de facto bëhej për 13% të emrave në limitet e shanseve për fitore të listave proporcionale. Referuar të dhënave të vetë partive shpenzimet kryesore u bazuan në buxhetin shtetëror, dhe vetëm një përqindje mjaft e vogël në donacione apo mbledhje të kuotave të anëtarëve. Madje, ka parti politike si PD që deklarojnë 0 kuota anëtarësh, diçka absurde dhe natyrisht jo reale, siç partia kryesore në pushtet, PS deklaron vetëm 9 milionë donacione elektorale kur de facto shifra të tilla kanë qenë vetëm në një zonë elektorale nga 140 zonat në nivel vendi. Edhe PSD, partia e biznesmenit që mori një mandat në Shkodër deklaron 0 sponsorizime, diçka natyrisht pa lidhje me realitetin.

Kushtetuta e Shqipërisë i detyron partitë të bëjnë kurdoherë publike financimet dhe shpenzimet e tyre. Sistemi ynë ligjor ka krijuar një strukturë drejtimi zgjedhor (KQZ) të përbërë nga të deleguar të vetë partive kryesore, të cilët duhet edhe të kontrollojnë partitë. Është njësoj si të caktosh ca të besuar të një bande në lagje për të ruajtur lagjen nga bandat. KQZ e ushtron këtë funksion përmes disa ekspertëve të pavarur, të cilët paguhen nga ai që kontrollojnë, duke qenë ligjërisht 100% në konflikt interesi. Për më tepër, ata kontrollojnë vetëm statistikat bankare dhe deklaratat e vetë partive, jo vërtetësinë dhe burimin e tyre. Dhe për pasojë, ata kanë vite që deklarojnë se të dhënat e partive janë të rregullta, të qarta, të ndershme, transparente, – vlerësim ekstremist larg realitetit dhe fyes për qytetarët e shoqërinë.

Për pasojë, partitë tona kanë imunitet të fortë nga ligji dhe organet e kontrollit, ato janë të lira të shpenzojnë sa duan dhe si duan dhe vijojnë të mbeten bizneset më fitimprurëse dhe më informale në RSH. Ato nuk japin llogari as në institucione dhe as në publik, as përpara anëtarëve të tyre dhe as në gjykatën ku janë miratuar. Ato refuzojnë të bëjnë publike të dhënat reale, siç e kërkon Kushtetuta. Ato kanë lidhje të forta dhe aktive me të gjitha grupet e mëdha kriminale në vend, me të gjithë oligarkët e krijuar nga politika në vend, dhe për pasojë, ato në çdo fushatë elektorale hyjnë në borxh ndaj këtyre grupimeve, duke mbajtur peng legjitimitetin dhe ushtrimin e sovranitetit të popullit. Për shkak të mbipushtetit, imunitetit dhe funksionimit të tyre informal, partitë tona kryesore politike, në vend që të jenë vlera të demokracisë ka kohë që janë kthyer në kërcënim të demokracisë.

 

Në këto rrethana, vendosja e shtetit të së drejtës dhe demokracia funksionale do të mund të arrihen jo përmes shtimit të numrit të taksave e policive kundër qytetarëve të thjeshtë dhe as masat represive ndaj atyre që ushqejnë shtetin me taksa, por në radhë të parë me një katarsis dhe veting të plotë të sistemit vendimmarrës në vend, – veting tek partitë politike dhe politikanët, deputetët dhe ministrat, zyrtarët politikë qendrorë dhe kryetarët e bashkive lokale, të gjithë strukturën oligarkë që drejton me dorë të heshtur ekonominë, shoqërinë dhe shtetin. Dhe përvoja amerikane na ndihmon: kjo bëhet thjesht duke ndjekur paratë, – nga vijnë dhe ku shkojnë.     / Institutit të Studimeve Politike /

                                                                                       

Tags: deputetmarramendëse/kushtonParlamentshpenzime

TË LIDHURA

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
Aktualitet

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

19:20 | 05/07/2025
“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”
Aktualitet

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

18:53 | 05/07/2025
“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir
Aktualitet

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025
Next Post
1.1 tonë drogë/Si i vunë turqit prangat Met Kananit (VIDEO+FOTO)   

1.1 tonë drogë/Si i vunë turqit prangat Met Kananit (VIDEO+FOTO)  

Emrat/Njihuni me bandën  e Met Kananit. Grupi që mbushi BE-në me heroinë

(VIDEO+FOTO) Detajet e arrestimeve/Si funksiononte banda e drogës dhe lidhjet mes tyre

PD akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt dhe Arta Marku: Mburojë e krimit në qeveri

PD akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt dhe Arta Marku: Mburojë e krimit në qeveri

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese
Bota

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

by mirseda
19:48 | 05/07/2025
0

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

19:23 | 05/07/2025
Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

19:20 | 05/07/2025
“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

18:53 | 05/07/2025
“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com