Trajneri italiaian Antonio Konte, do të largohet nga drejtimi i skuadrës zikaltër pas 2 viteve, ku arriti të fitojë dhe një titull kampion.
Mosmarrëveshjet me presidentin Zhang mbi uljet e pagave, mungesa e garancisë në merkato dhe shitja e elementëve kryesorë të ekipit janë disa nga arsyet që tekniku italian ka vendosur të mos e vazhdojë më detyrën si trajner i zikaltërve.
E ardhmja e Kontes tani më duket larg Italisë pasi asnjë ekip nuk mund të përballojë ambiciet e italianit.
Totenhemi dhe Mançester Junajtid mund të jenë dy destinacione të mundshme për Konten, por nuk përjashtohet dhe Real Madrid, e cila këtë javë me shumë mundësi do të zyrtarizojë ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun Zinedin Zidane.
? | STATEMENT
Official statement from FC Internazionale Milano ? https://t.co/GRzpRBMU7A
— Inter ??? (@Inter_en) May 26, 2021