Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shpallet fituese e një kremi çudibërës, qytetarja pëson dhimbje, djegie e kruarje

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shpallet fituese e një kremi çudibërës, qytetarja pëson dhimbje, djegie e kruarje

Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Velipojës për problemin e zonjës Fatlume Elbasani, e cila ka marrë një telefonatë nën emrin e një kompanie të njohur dhe që kanë 2 kremra.  Zonjës i kanë thënë se është përzgjedhur për t’i përfituar kremrat me çmim preferencial, dhe ato të heqin çdo dhimbje në pak kohë. Por, pas aplikimit të kremit zonja ka patur dhimbje, djegie dhe kruarje.

Denoncuesja: Më morën në telefon dhe më thonë se “ju jeni klientja jonë dhe ju jeni e preferuara jonë dhe kanë fituar në Shkodër 7 vetë, një prej tyre jeni ju. Fitoni një krem Aloe Vera dhe një krem është për dhimbje. Sapo ta vendosni kremin, ai është një mrekullibërës. Dhe unë e mora direkt. E vendosa tek shputa e këmbës, ishte fat që nuk e aplikova në shpinë se kam dhimbje të tmerrshme në shpinë, por thashë t’i lyej këto njëherë dhe pastaj po e aplikoj aty. Sa e vendosa, nisa duke pasur kruarje. Gati më luajti mendja e kokës.

Gazetarja: Ju vendosët konkretisht këtë kremin?

Denoncuesja: Këtë krem dhe u ngrita menjëherë në ujë të ftohtë dhe kam hyrë me rroba në dush. Më nisi që nga maja e flokëve e deri tek gishti i këmbës sikur po më therte me gjilpëra. Dushi i ftohtë më qetësoi. Jam ulur menjëherë dhe kam marrë incidalë dhe kam pirë 2 kokrra.  

Zonja ka telefonuar numrin e kompanisë për të cilin telefonuesi i mëparshëm i është prezantuar. Por në fakt, përfaqësues të asaj kompanie, i kanë deklaruar se produkte të tilla nuk i kanë pasur asnjëherë në shitje.

Denoncuesja: Të nesërmen i marr në telefon me atë numër që më kanë kontaktuar. Nuk përgjigjeshin. Unë të nesërmen marr X kompani sepse ato u prezantuan me të dhe ju them “se mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë sjellë 2 produkte.” Më tha: Ne krem Aloe Vera dhe këtë tjetrin nuk i kemi fare dhe as nuk i kemi pasur kurrë.

Gazetarja: Pra, ishte dikush që po abuzonte me emrin e tyre?

Denoncuesja: Po.

Gazetarja: Atëherë këto janë kuponat e paketimit që janë vendosur në momentin që zonja ka marrë produktin që pasi ia kanë prezantuar, ia kanë sjellë me postë në shtëpi. Lexohet “dërguesi: bio produkte”, pa telefon, qyteti Tiranë. Duhet thënë se ka edhe një barkod që nuk e di nëse i përket postës apo dyqanit. Është një kupon tatimor i fiskalizuar dhe duhet thënë se nuk është e vështirë të verifikojmë se prej kujt është apo të bëjmë një gjurmim.

Duke iu referuar fletave shoqëruese të pakos që i ka ardhur zonjës, numri i NIPT-it i zonjës, rezulton në emër të zonjës Shpresa Marku. Ky aktivitet është hapur në 3 Dhjetor 2021 dhe ka shitje me pakicë të produkteve si kremra për fytyrën, maska etj. Adresa është në Tiranë në rrugën Don Bosko në Tiranë. Por numri që ka telefonuar zonjës nuk punon. “Stop” ka shkuar nga Velipoja në Tiranë në adresën e shitësve, por ajo nuk gjendet askund. Po kështu ai nuk është në QKB nga Shpresa Marku, është i padisponueshëm./tvklan.al

Tags: denoncimemisioni STOPFatlume Elbasani

TË LIDHURA

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Ashpërsohen masat për 5 zyrtarë
Aktualitet

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Ashpërsohen masat për 5 zyrtarë

15:06 | 23/12/2025
Të vegjlit e Kopshtit Nr.51 në Tiranë ekspozitë me veprat e tyre për festat e fundvitit
Aktualitet

Të vegjlit e Kopshtit Nr.51 në Tiranë ekspozitë me veprat e tyre për festat e fundvitit

14:58 | 23/12/2025
Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri në Gjirokastër
Aktualitet

Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri në Gjirokastër

14:47 | 23/12/2025
Next Post
Moti për sot, vranësira dhe reshje të pakta shiu

Moti për sot, vranësira dhe reshje të pakta shiu

Denoncimi në “Fiks Fare”/ “Më zhdukën varrin e vëllait në Tufinë”! Drejtoresha: S’po gjejmë dhe 1 varr mural me 7 persona…

Denoncimi në "Fiks Fare"/ “Më zhdukën varrin e vëllait në Tufinë”! Drejtoresha: S’po gjejmë dhe 1 varr mural me 7 persona…

Gazetat përshëndesin fjalimin e parë të mbretit Charles drejtuar kombit

Gazetat përshëndesin fjalimin e parë të mbretit Charles drejtuar kombit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Superkupa, Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026
Sport

Superkupa, Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

by mirseda
15:09 | 23/12/2025
0

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe...

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Ashpërsohen masat për 5 zyrtarë

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Ashpërsohen masat për 5 zyrtarë

15:06 | 23/12/2025
Të vegjlit e Kopshtit Nr.51 në Tiranë ekspozitë me veprat e tyre për festat e fundvitit

Të vegjlit e Kopshtit Nr.51 në Tiranë ekspozitë me veprat e tyre për festat e fundvitit

14:58 | 23/12/2025
Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor

Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor

14:51 | 23/12/2025
Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri në Gjirokastër

Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri në Gjirokastër

14:47 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com