Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

“Shoqata Labëria, 30 vjet jetë”, promovohet libri me të njëjtin emër

4 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Shoqata Labëria, 30 vjet jetë”, promovohet libri me të njëjtin emër

Kryetari i shoqatës “Labëria”, profesor Ago Nezha, promovoi dje mes miqve dhe dashamirësve në ambientet e “Fundjavë Ndryshe”, librin e tij ku tregon përmes refleksionesh rolin madhor që ka luajtur gjatë këtyre 30 viteve ku ka mbajtur lartë atdhetarinë, frymën e unitetit kombëtar si dhe ka punuar për ruajtjen dhe pasurimin e traditave, zakoneve, kulturës dhe folklorit të trevës së Labërisë.

Në kuadrin e 30 vjetorit të krijimit të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, kryetari i shoqatës dhe njëherazi poeti, publicisti dhe shkrimtari Ago Nezha, erdhi me një botim që titullohet: “Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria 30 vjet jetë dhe aktivitet”.

Ky libër është një traktat që përshkruan jo vetëm veprimtarinë e Shoqatës Labëria në hapësirën 30 vjeçare, por jep një historik të shtrirë në kohë dhe hapësirë për trevën e Labërisë në luftërat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar dhe shoqëror, në rrjedhën e lashtësisë nga autorë vendas dhe të huaj.

Kryetari Nezha ka mbajtur një qëndrim kritik sa i takon fenomenit të asimilimit të gjuhës shqipe, apo vendosjes së emrave të huaj.

“Sot Labëria ka aktivitet të dendur nga pikëpamja atdhetare, po na asimilohet gjuha. Ka edhe tendencë këtu të ndryshojnë emrat”, tha Nezha.

Në këtë libër janë përfshirë veprimtaritë kryesore me karakter kombëtar e ndërkombëtar, në dimensionet e mundshme të përfaqësimit. Shoqata Labëria ka një galeri të pasur aktivitetesh në qendër dhe në degët e rretheve.

Në ambientet e “Fundjavë Ndryshe”, autori Nezha promovoi edhe librin me poezi “Hënë e verbuar”.

“Hëna e verbuar është metaforë, këto që ndodhin nuk jemi aty ku duhet të ishim. Hëna do të çeli rrugën me ndriçimin e saj”, tha Nezha.

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, e vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”, tregon vëmendje duke zhvilluar aktivitete patriotiko-kulturore në degët e saj në rrethe si dhe në mbarë hapësirën shqiptare.

Në këtë promovim merrnin pjesë, ish-Presidenti Bamir Topi, Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, Prof. Ethem Ruka, Prof, Fatos Klosi, Prof. Rexhep Uka, Prof. Bardhosh Gaçe, konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, Ahmet Demaj, deputeti Vullnet Sina, “Mjeshtri i Madh” Gëzim Tushi, poetë, shkrimtarë, gazetarë, anëtarë të Shoqatës Labëria, miq të librit, etj.

Në 21 dhjetor 2015, në një ceremoni solemne, Bujar Nishani vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit”, në 24-vjetorin e themelimit të saj Shoqatën Kulturore Atdhetare “Labëria” “Për ndjenjën e lartë patriotike, për forcimin e unitetit kombëtar dhe frymën e solidaritetit dhe harmonisë pa dallime partiake, për forcimin dhe përparimin e demokracisë, si dhe për ruajtjen e pasurimin e traditave, zakoneve, kulturës dhe folklorit të trevës së Labërisë”.

Tags: fundjave ndrysheKryetari i shoqatës “Labëria”profesor Ago Nezha

TË LIDHURA

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Kultura

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Rusia ankohet tek zyrtarët turq: Dronët tuaj po përdoren nga Ukraina

Rusia ankohet tek zyrtarët turq: Dronët tuaj po përdoren nga Ukraina

Finlanda dhe Suedia, së shpejti mund t’i bashkohen NATO-s

Finlanda dhe Suedia, së shpejti mund t'i bashkohen NATO-s

KQZ gjobit kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj (Shuma)

Veliaj flet për presidentin e ri: Na duhet një figurë që shëron plagë







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Kuvendi miraton 5 marrëveshje, Osmani: 1,1 mld € investime nga BE për Kosovën
Kosovo

Kuvendi miraton 5 marrëveshje, Osmani: 1,1 mld € investime nga BE për Kosovën

by mirseda
19:56 | 13/02/2026
0

Kuvendi i Kosovës ka miratuar pesë marrëveshje ndërkombëtare financiare, me 104 vota pro, asnjë kundër dhe 5...

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO

19:13 | 13/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

18:36 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com