Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shoqata e Investitorëve të Huaj: Klima e biznesit e pafavorshme, problem monopolet e korrupsioni

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shoqata e Investitorëve të Huaj: Klima e biznesit e pafavorshme, problem monopolet e korrupsioni

Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) ka prezantuar rezultatet e vëzhgimit për mjedisin e biznesit 2019, të zhvilluar me anëtarët e saj, që janë sipërmarrjet më të rëndësishme në vend, si banka, kompani që veprojnë në fushën e industrisë, naftës, telekomunikacionit, energjisë, konsulencës etj. 

Sipërmarrjet vlerësojnë se klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit ishte e pavaforshme. Bizneset janë pyetur të vlerësojnë klimën nga 0 në 100, ku zero është e pafavorshme dhe 100 shumë e favorshme dhe rezultati ishte 39.

Pritshmëritë janë pak më pozitive për pjesën e dytë të vitit, me treguesin që rritet në 45, por gjithsesi mbetet poshtë nivelit 50.

Bizneset janë pyetur  se sa problem janë këto pengesa për aktivitetin e tyre: monopoli & konkurrenca e pandershme; korrupsioni; burokracia e qeverisë dhe ekonomia informale, duke vlerësuar nga zero kur nuk ka pengesë, deri në 100 që është një pengesë e madhe.

Pengesa kryesore e identifikuar nga bizneset është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me 68 pikë, e ndjekur nga korrupsioni me 67, burokracitë e qeverisë me 64 dhe në fund ekonomia informale, me 61.

Bizneset vlerësojnë se përkeqësimin më të madh e ka shënuar klima politike (32 pikë, ku zero tregon përkeqësim domethënës), e ndjekur nga transparenca në procedurat qeveritare (38), rregulli e siguria (41) dhe sistemi dhe procedurat e prokurimit publik (42).

Procedurat që janë vlerësuar që kanë pasur përmirësimin më të madh janë politikat në sistemin bankar (52), aksesi në financë, rregullat e punës, të drejtat e pronësisë intelektuale, furnizimi me energji.

Më mirë në marrëdhëniet me autoritetet shtetërore vlerësohen doganat dhe qeveria qendrore (50 pikë), të ndjekura nga qeverisja lokale, autoritetet tatimore dhe në fund më dobët vlerësohen marrëdhëniet me gjykatat (49).

Denaj: E vërtetë që kanë ikur 2-3 investitorë, por janë hapur 89 të reja

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme gjatë prezantimit të rezultateve të mjedisit të biznesit, tha se qeveria është e hapur për dialog të vazhdueshëm me sipërmarrjet.

Ajo shtoi që burokracitë janë ulur ndjeshëm, siç konfirmohet dhe në raportin e “Të bësh biznes” të Bankës Botërore.

Denaj tha se është e vërtetë që janë larguar 2-3 kompani të huaja, por sipas të dhënave të 5-mujorit nga Qendra Kombëtare e Biznesit janë hapur 89 biznese të reja me aksionerë të huaj.

Më tej, Denaj prezantoi projektin e Fiskalizimit, të cilin Ministria e Financave e ka nisur këtë vit, me synimin që në vitin ’20-’21 të gjitha pagesat të mund të kryhen në mënyrë elektronike. Kjo do të kontribojë në një ulje shumë të ndjeshme të informalitetit. Ajo u bëri të ditur bizneseve rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria, si ato që kanë të bëjnë me reformën e derregullimit, me licencat të cilat sot jepen 99% online. Denaj i ftoi anëtarët e shoqatës të vizitonin Shkollat Profesionale dhe Zyrat e Punës në çdo vend ku ata operojnë, në mënyrë që të ndërmjetësojnë më mirë nevojat e të dyja palëve, të punëkërkuesve dhe të punëdhënësve. Monitor

Tags: biznesitKlima ekorrupsionimonopoletpafavorshmeproblemShoqata e Investitorëve të Huaj

TË LIDHURA

Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren
Aktualitet

Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

11:27 | 12/03/2026
SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Kuvendi e rrëzon, deputetes nuk i hiqet imuniteti
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Kuvendi e rrëzon, deputetes nuk i hiqet imuniteti

11:22 | 12/03/2026
Manja prezanton raportin e PS, Bardhi i kthehet nga FB: Je në konflikt interesi me dosjen ‘Balluku’
Aktualitet

Manja prezanton raportin e PS, Bardhi i kthehet nga FB: Je në konflikt interesi me dosjen ‘Balluku’

11:08 | 12/03/2026
Next Post
Video/Gjermania i thotë “Po” krimit gjigant, 3 shtete i shuajnë shpresat Shqipërisë

DW: Merkel e ka bërë të qartë, s'ka negociata me Shqipërinë

Digjen pranë banesës dy makinat e kryetares së PD në Ulëz, dyshimet e para

I dogjën makinat, reagon kryetarja e PD-së: Sulm politik, kemi frikë për jetën

Tërmeti në Floq, Rama: Do përdorim paratë e fushatës për të rindërtuar shtëpitë

Tërmeti në Floq, Rama: Do përdorim paratë e fushatës për të rindërtuar shtëpitë







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren
Aktualitet

Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

by mirseda
11:27 | 12/03/2026
0

Kanë nisur tensione në Kuvend pasi është rrëzuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Deputetë...

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Kuvendi e rrëzon, deputetes nuk i hiqet imuniteti

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Kuvendi e rrëzon, deputetes nuk i hiqet imuniteti

11:22 | 12/03/2026
Manja prezanton raportin e PS, Bardhi i kthehet nga FB: Je në konflikt interesi me dosjen ‘Balluku’

Manja prezanton raportin e PS, Bardhi i kthehet nga FB: Je në konflikt interesi me dosjen ‘Balluku’

11:08 | 12/03/2026
FOTOLAJM/ Seanca plenare në Kuvend, gardisti qëndron pranë Taulant Ballës

FOTOLAJM/ Seanca plenare në Kuvend, gardisti qëndron pranë Taulant Ballës

10:52 | 12/03/2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen dy persona në Bulqizë

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen dy persona në Bulqizë

10:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com