Kreu i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” tregon se krimi ka avancuar më shumë se sistemet e sigurisë, teksa kërkon që të shtohen masat për garantimin e sigurisë në institucionet përgjegjëse në mënyrë që të parandalohet ndonjë grabitje tjetër.
“Në vlerësimin që bëjmë ne tregon se krimi ka avancuar më shumë se sa sistemet tona të mbrojtjes. Mënyra se si veprojnë e dalin të pa lagur. Dua të them se rastet e pazbardhura frymëzojnë raste të tjera. Për ne duhet që institucionet përkatëse të avancojnë më shumë në teknologji”, tha Brumbulli.
I pyetur nga gazetari se pse paratë dërgohen jashtë shtetit, por nuk qëndrojnë në vend, Brumbulli deklaroi se bankat punojnë më të gjitha llojet e monedhave në qarkullim.
“Bankat punojnë me të gjitha llojet e monedhave në qarkullim, pra që nga leku, por edhe euro, paund e franga. Ne jemi të lidhur me vendet e tjera për shëmbime tregtare. Shumicën e mallrave e importojmë dhe duhet të dërgojmë para në vendet ku blejmë. Nëse blen një mall jashtë si do ja çosh lekët? Bankat bëjnë kalimin drejt shitësit. Ky është funksioni i parë, i domosdoshëm për transfertat tregtare. Ne kemi lekun monedhë kombëtare, bankat janë të detyruara të kryejnë këtë lloj kalimi. E dyta është sigurua mblidhet shumë kesh në valutë dhe nuk mbahet dot në dhomat e kasafortave që kanë bankat, pra kjo tepricë likuiditeti çohet jashtë për investime”, përfundoi ai.