Gjatë gjithë natës së mbrëmshme, në rrugët e Tiranës ka pasur kontrolle intensive nga Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore e Tiranës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.
Në disa video të publikuara nga Policia e Shtetit, tregohen disa nga masat e marra për shkak të shkeljeve të drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë abuzuar me alkoolin dhe jo vetëm gjatë fundjavës.
Kështu, shoferët abuzues e kanë pësuar keq, teksa u është pezulluar leja e drejtimit, apo kanë marrë gjobë.
“Alkool në timon në masën 0.30mg/l = Pezullim të Lejes së Drejtimit. 0.42mg/l=minimumi 1 muaj pa patentë. Shumë herë më mirë të udhëtosh me automjet të transportit publik kur ke konsumuar alkool”, shkruan Policia e Shtetit në Facebook.