Dy persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Andri Ymeri. Dy persona me skafandër në kokë, dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” i gjyqtarit Andri Ymeri. Ata e kanë lyer me benzinë, dhe i kanë vënë flakën makinës që ndodhej e parkuar afër Kishës Françeskane në Shkodër.
Menjëherë flaka është përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar mjetin tip “Benz” të gjyqtarit Ymeri. Autorët në videon e siguruar nga policia, shihen duke u afruar dhe duke e lyer mjetin me benzinë, e më pas duke i vënë flakën.
Nga zjarri në mjetin e gjyqtarit është shkrumbuar edhe një makinë tjetër që ndodhej ngjitur me të. Të dy mjetet janë shkrumbuar plotësisht në të gjitha pjesët. Efektivët e zjarrfikësve kanë shuar flakët aq sa kanë mundur, tek dy makinat e djegura. Deri më tani efektivët nuk kanë arritur që të bien në gjurmët e autorëve. Të cilët janë larguar me shpejtësi, por edhe është e vështirë për t’i identifikuar për shkak të skafandrës që kanë në kokë dhe veshjes me rroba të zeza.