Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shkrirja e institucioneve/Rama po vë në rrezik integrimin në BE

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Shkrirja e institucioneve/Rama po vë në rrezik integrimin në BE

Karikatura nga Bujar Kapexhiu

Për shumë amerikanë, Shqipëria përbën një mister. Ky komb i madh ballkanik, kufizohet nga Greqia në jug, Maqedonia dhe Serbia në lindje, dhe Bosnja e Hercegovina në veri, ndërsa prodhon duhan, prodhime bujqësore, mjaltë, në një kohë që në SHBA, kontributet e tij më të dukshme mund të jenë personazhet e botës së muzikës dhe artit, sikurse është këngëtari i rrymës hip-hop, Action Bronson.

Çorganizimi i zyrave publike në këtë vend, përmendet si kontribuuesi më i madh i mungesës së prezencës së Shqipërisë në skenën botërore. Kryeministri Edi Rama kërkon ta ndryshojë këtë realitet, duke konsoliduar shumë agjenci publike të vendit, për të kursyer para, dhe për të reduktuar shpërdorimin e fondeve shtetërore.

Një plan i lindur nga përvoja

Plani vjen me sugjerimin e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Niko Peleshi. Peleshi e paraqiti draftin në fundin e muajit të kaluar, me supozimin se qeveria e re e zotit Rama do ta trashëgojë atë, pas nisjes së ushtrimit të mandatit të ri qeverisës në muajin shtator.

Në vlerë nominale, koncepti tingëllon i thjeshtë dhe efikas. “Të bësh më shumë dhe më mirë, me më pak para”, është sigurisht një mënyrë për të maksimizuar eficiencën e të ardhurave të mbledhura nga taksat, në një vend ku të ardhurat për frymë përbëjnë vetëm rreth 25 për qind të mesatares së vendeve të BE-së”.

Sipas planit, do të eliminohen 37 agjenci në nivel “federal”, dhe vendi do të ndahet në 4 katër zona të veçanta administrative. Shëndetësia, arsimi, çështjet sociale dhe thesari, do të përbëjnë 4 zyra kryesore. Plani qëndron në një kontrast të thellë me organizimin aktual të administratës publike të vendit. Për momentin, ekzistojnë 36 zyra të veçanta të thesarit, dhe 12 zyra shtesë të përhapura në vend, për të ofruar shërbimet e tjera që do të konsolidojnë reformën e re.

Ndryshime të mëdha

Plani nuk eliminon vetëm zyrat që dublojnë njëra-tjetrën. Ai parashikon gjithashtu krijimin e shumë institucioneve të reja qeveritare. Një shembull është krijimi i Agjencisë Kombëtare për të Ardhurat. Për amerikanët, institucioni më i afërt i krahasueshëm është Shërbimi i Ardhurave të Brendshme. Agjencia për të Ardhurat, do të përfshijë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Një tjetër shtesë e re, është një agjenci qeveritare e titujve të pronësisë, që do të lindë nga bashkimi i disa institucioneve ekzistuese. Agjencia për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave Informale (ALUIZNI), do të kombinohet me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe 9 institucione të tjera që menaxhojnë pronësinë dhe titujt e pronësisë në Shqipëri.

Pikëpyetje për qeverinë e Ramës

Ndërsa konsolidimi dhe reduktimi i burokracisë, duken si mënyra të thjeshta për të shkurtuar shpenzimet e padobishme, jo të gjithë janë të bindur se këto ndryshime janë të planifikuara si duhet. Gjatë prezantimit të këtij plani, Peleshi nuk përmendi ndonjë shifër se sa para pritet të kursejë Shqipëria duke ndërmarrë këto ndryshime.

Në një komb që po përpiqet të modernizohet, shtrëngimi i gjërave pa planifikimin e duhur, mund të sjellë më shumë dëme sesa gjëra pozitive. Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se “ndryshimet nuk bazohen në ndonjë analizë transparente.” Nëse frika e tij konfirmohet, mbyllja e dyerve të zyrave aktuale, do ta bëjë më të vështirë për njerëzit në Shqipëri që të marrin shërbimet e nevojshme, pa premtuar uljen e shpenzimeve.

Implikimet për statusin e vendit kandidat për në BE

Ai që e rrit shqetësimin nëse ky plan i ri do të japë frytet e veta, është fakti që nëse plani dështon, kjo mund të kërcënojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për një komb që tashmë po lufton të bëhet pjesë e BE-së, humbja e mbështetjes së vendeve anëtare të unionit mund të rezultojë shkatërruese.

Sipas Preçit, vendet pa një traditë të konsoliduar shtet-formuese, nga të cilat Shqipëria është një prej tyre, stabiliteti i vetë administratës publike ishte një përbërës i rëndësishëm për t’u kualifikuar për integrimin në BE.

Me fjalë të tjera, nëse ndryshimet do të rezultojnë në një qeveri që ka më pak kontroll mbi administratën se më parë, Shqipëria mund të lihet mënjanë nga BE-ja. Unioni mbështetet në numrat e tij për forcën që ka, çka mund të vërë në pikëpyetje qëndrimin e ndonjë anëtari tjetër pas daljes së Britanisë së Madhe, një goditje që ende nuk është ndjerë me ndonjë efekt të plotë.

Megjithatë, Shqipëria nuk mundet të kontribuojë në ekonominë e shëndoshë të një kombi si Britania, dhe kësisoj mund të reduktojë potencialin e anëtarëve të tjerë të unionit nëse do të largohet.

Nuk është kauza e vetme e debatueshme e Ramës

Edhe në ditët e  formimit të administratës së tij, plani i konsolidimit nuk është e vetmja çështje e vështirë me të cilën duhet të përballet kryeministri. Rama është akuzuar për nxitjen e tensioneve në rajonin e brishtë të Ballkanit, duke përfaqësuar shqiptarët etnikë që përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë në Maqedoni.

Mbështetja e kryeministrit të Shqipërisë për të drejtat më të mëdha për këtë kontingjent të paqëndrueshëm etnik, duke përfshirë edhe zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoni, ka shkaktuar mosbesimin e qeverive fqinje tek ai. Me cilindo vend ballkanik që shpreson të përfitojë nga anëtarësimi në BE, ne mund të shpresojmë që ai do të bëjë zgjedhje diplomatike rreth asaj se si të ecet përpara.

Rreziqet dhe mundësitë

Ideja e një qeverie qendrore që ruan pushtetin mbi zyrat rajonale, është diçka qe ne e shonim shumë mirë këtu në SHBA, por e jona është një qeveri e re dhe e organizuar mjaftueshëm mirë për të mbështetur funksionimin e shteteve të veçanta, në raport me politikën federale. Në një vend ku zyrat e ndryshme të qeverisë kanë qenë prej kohësh një normë, mbi një zyrë qëndrore të konsoliduar, Rama do të përballet me disa sfida, që do të shesin idenë se tranzicioni i tij nuk nënkupton vetëm kalimin e të gjithë pushtetit në duart e veta. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: beinstitucioneveintegriminramarrezikShkrirja

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje
Aktualitet

Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje

20:44 | 12/07/2025
Next Post
Frikërat më të çuditshme që kanë njerëzit

Frikërat më të çuditshme që kanë njerëzit

Protesta në Shkozë/ Berisha dhe Topalli: Policia po ushtron terror

Protesta në Shkozë/ Berisha dhe Topalli: Policia po ushtron terror

Knut Fleckenstein: Të hapen negociatat për Shqipërinë, kushtet paraprake u realizuan

Knut Fleckenstein: Të hapen negociatat për Shqipërinë, kushtet paraprake u realizuan

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com