Shkencëtarët ngrenë alarmin: Bota mund të përballet me 3 skenarë

Në rastin e mos gjetjes së një vaksine, shumë skenarë janë ngeritur se çfarë mund të ndodhë. Shkencëtarët ripërsërin apelin e një hapje të ngadaltë, duke mos riskuar edhe atë pjesë të popullsisë e cila nuk është infektuar.

Virologët italianë thonë se duhet të përgatiten për më të keqen, ndonëse aktualisht në rang global po flitet për shifra të cilat vijnë në ulje, si për viktima dhe për të infektuar. Gjithsesi kurba ndryshon çdo sekond, dhe në disa shtete paraqitet një situatë më e mirë.

Virologu Guido Silvestri, profesor në Universitetin e Atlantës në SHBA, shikon tre skenarë të mundshëm. Nëse duhet të përgatitemi për më të keqen, atëherë duhet të merren masat edhe për sezonin e dimrit.

“Skenari më i keq është ai i një virusi që kthehet në periudhën dhjetor-janar, duke na gjetur pa terapi efektive dhe gati për të sulmuar grupe të mëdha të prekshme (d.m.th., jo imunë). Në këtë rast loja do të luhet në nivelin e parandalimit të infeksionit, dhe kjo është ajo për të cilën duhet të përgatitemi”, paralajmëron virologu.

Skenari i ndërmjetëm bazohet në përhapjen e një virusi të patogjenezës së zbutur (zvogëlimi i vdekshmërisë) dhe/ose në praninë e terapive efektive.

Skenari më i mirë është ai i virusit që shuhet dhe nuk kthehet kurrë, që sipas virologut është i pamundur. Me një shans për të materializuar më pak se 10%, por që askush nuk mund ta përjashtojë me siguri.