Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shkencat Sociale në bojkot, studentët: Pedagogët e jashtëm po na bëjnë presion

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Shkencat Sociale në bojkot, studentët: Pedagogët e jashtëm po na bëjnë presion

Nga: Anxhela Ferra

Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale i janë bashkuar sot grevës së pedagogëve. Kjo pasi pedagogët e këtij universiteti kanë bojkotuar mësimin. Sipas tyre ky vendim ka ardhur pasi nuk kanë marr asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit për kërkesat e tyre. Pedagogët dhe studentët i bëjnë thirrje të gjithë fakultetet e tjera t’i bashkohen nismës së tyre.

“Nëpërmjet këtij vendimi që kemi marr, ne kërkojmë një shtrim më të gjerë të problemit me ligjin e arsimit të lartë. Gjë që na është mohuar. Nga ana e qeverisë sa i takon VKM-vë të famshme, shtrohet në po të njëjtën logjikë. Një lloj mohimi të problemit, as nuk i janë përgjigjur kërkesave, as nuk kanë pasur ndonjë reagim e aq më pak të jenë shtruar çështjet për diskutim.

Sa i takon grevës së urisë, nuk besoj se problemi shtrohet në një mënyrë të tillë. Është shumë masë ekstreme, banale do të thoja.”

“Tani të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale janë të informuar mbi pasojat negative dhe katastrofike që ka sjellë ligji i arsimit të lartë. Shumë madje që janë bashkuar me ne edhe kanë sakrifikuar si nga ana ekonomike, ashtu edhe psikologjike. Ndaj duam që ky emancipim të kalojë dhe te fakultetet e tjera, sepse ne nuk mund ta bëjmë universitetin vetëm.”

Por, teksa pedagogët janë të vendosur të vazhdojnë me vijimin e bojkotit; studentët thonë për Tirana Today se pedagogët e jashtëm insistojnë, madje edhe duke i bërë “presion” për vijimin e mësimit.

“Protestën do ta vazhdojmë brenda ambienteve të fakultetit, aty vërtetë e duam ndryshimin. Dekani i përket strukturave më të larta, çka do të thotë që është pjesë e qeverisë dhe normalisht që është kundër bojkotit. Nga profesorët që janë të brendshëm në fakultet nuk po zhvillohet mësim. Por, ka pasur tentativa nga profesorë të jashtëm që sigurisht e dimë se kujt i përkasin. Ata kanë dashur të zhvillohet mësim, pavarësisht se të drejtën legjitime të fakultetit e kanë vetëm profesorët e brendshëm.”

“Ata persona që kërkojnë të bëhet mësim, mund ta gjykoni që janë njerëz të cilët po vijnë për disa plane komplet personale të tyret që po nxisin studentët për të bërë mësim, më saktë po i bëjnë presion. Ndërkohë që vetë institucioni ka marr vendim në mënyrë demokratike që të ketë bojkot.”

“Problemi jonë është një arsim cilësor dhe derisa e kemi zgjatur kaq shumë, të hyjmë në mësim pa marr asgjë do të ishte diçka e kotë. Një ditë në bojkot është shumë aktive, me ligjërime, filma, dokumentarë që kanë pasur të bëjnë me kauzën studentore. Dhe kjo gjë do të vazhdojë të vendosur së bashku me pedagogët, deri në realizimin e kërkesave që kemi parashtruar që në dhjetor.”/ TIRANA TODAY

 

TË LIDHURA

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit
Aktualitet

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit

20:17 | 14/04/2026
Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban
Aktualitet

Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban

20:06 | 14/04/2026
“Zjarri që ‘përpiu’  dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës
Aktualitet

“Zjarri që ‘përpiu’ dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës

19:54 | 14/04/2026
Next Post
21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

Të të mbërthejë Ilir Meta me “bllok në dorë”

Tragjike/ Avioni bie si ‘top flake’ mbi një shtëpi, humbin jetën 5 persona (Video)

Tragjike/ Avioni bie si ‘top flake’ mbi një shtëpi, humbin jetën 5 persona (Video)

Zbulohet letra/ Kur Nënë Tereza i shkruante ‘Atit’ me ‘germa të arta’ për jetën në Indi

Zbulohet letra/ Kur Nënë Tereza i shkruante ‘Atit’ me ‘germa të arta’ për jetën në Indi







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit
Aktualitet

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit

by mirseda
20:17 | 14/04/2026
0

Shkëlqim Goxhaj: në momentet e para u përqëndruam në evakuimin e qytetarëve që ishin në objekt, ku...

Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban

Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban

20:06 | 14/04/2026
“Zjarri që ‘përpiu’  dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës

“Zjarri që ‘përpiu’ dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës

19:54 | 14/04/2026
Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

19:25 | 14/04/2026
Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

19:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com