Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani nuk anashkaloi edhe idenë e shkëmbimit të territoreve duke e falenderuar Metën për qëndrimin e tij.
Sipas Osmanit, edhe pse mendohet se kjo ide ka vdekur, mund të vijë koha që të risillet sërish në tryezë si shpërblim territorial për Serbinë.
Ajo kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të jenë të bashkuara në këtë drejtim.
Vjosa Osmani: “Çështja tjetër për të cilën e falenderova në rradhë të parë presidentin Meta ishte për qëndrimin e tij të prerë kundër idesë së tmerrshme dhe aventurës së rrezikshme për ndryshim kufijsh. Sado që të mendohet se kjo është një ide e vdekur unë mendoj se pas një kohe mund të rikthehet në tavolinë. Prandaj është i domosodoshëm një zë i fuqishëm edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë që bashkarisht të kundërshtojmë këto ide që më shumë se janë absurde dhe destablizojnë rajonin, thjesht janë një shpërblim me territor për një shtet si Serbia, i cili ka kryer genocid“.