Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar me nota të ashpra shkëmbimin e letrave ndërmjet Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur për media, Kurti tha se shkëmbimi i letrave mes tyre për FSK-në është shkelje flagrante. Sipas tij, në lidhje me këtë çështje duhet të merren organet e drejtësisë.
“Para se të shkojë në konferencën e Mynihut unë jam përpjekur që ta takojë presidentin e Kosovës në mënyrë që të dakordohemi për politikën e jashtme, edhe sot jam i interesuar e të takohem.
Prej 3 shkurti, është Qeveria e re, ku u bë ndryshimi i madh politik. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë e me parime, por atë e udhëheq unë, politika e jashtme nuk është vetëm Serbia. Unë insistoj se duhet të jemi njëzëri me presidentin në politikën e jashtme. Shkëmbimi i letrave është shkelje flagrante, që do të duhej të merren organet e drejtësisë. Nesër në mëngjes kam takim me komandantin e KFOR-it, FSK dhe NATO janë gjithmonë bashkë. Shqetësimi ka të bëjë më një zotim të një anshëm të ish-kryeministrit Thaçi, tashmë president”, tha ai.