Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkëlqim Hajdari: SPAK do sjellë ndryshimin e madh

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkëlqim Hajdari: SPAK do sjellë ndryshimin e madh

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari, e ka cilësuar një ngjarje të rëndë atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja. Në emisionin “Real Story” në “News24”, Hajdari tha se në janar të vitit që vjen do të nisë punën Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Duke nënvizuar faktin se Vettingu është bërë edhe më i fortë, ai nuk la pas pa përmendur faktin se janari do na gjejë me strukturat e ngritura. Ai nuk hezitoi të përmendë faktin se gjyqësori është masakruar nga politikanët. Para dosjes së prokurorit Arjan Ndoji, do të hetohet ajo e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Deri më tani nuk ka asnjë emër, asnjë të dyshuar dhe asnjë pistë për vrasjen e rëndë.

“Ngjarja ishte e rëndë. Prokuroritë kanë dështuar. Publiku shqiptar pret që të krijohet Byroja e Hetimit, dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Vettingu është bërë i fortë.

Kam bindje se brenda dhjetorit do të krijohet Byroja e Posaçme e Hetimit. Brenda këtij viti do të zgjedhim edhe prokurorin e Përgjithshëm. Janari do t’i gjejë strukturat e ngritura.

Bëj pjesë tek ata njerëz që e njohin mirë sistemin e Prokurorisë. Kam shkuar prokuror sektori, dhe më pas drejtues Apeli. Gjyqësori është masakruar nga politikanët. Prokurorët e Përgjithshëm janë prodhuar politikisht.

Anëtarë te Gjykatës së Lartë janë prodhuar politikisht. Me pagat që do të paguhen prokurorët e posaçëm, janë shumë të mira për nivelin e Shqipërisë. Ka një dosje para kësaj të Arjan Ndojit që duhet të hetohet.

Është dosja e gjyqtarit që është hedhur në erë në mes të Vlorës. (Vrasja e Skerdilajd Konomi) Unë nuk bëjë optimistin. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për të bërë në Shqipëri ndryshimin e madh. Këta njerëz që do të punojnë në këtë Prokurori, do të besojnë tek fuqia e tyre dhe jo tek fuqia e njerëzve të tjerë. Kush nuk beson tek Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka probleme të mëdha”, tha Hajdari.

Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre, me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë.

Konomi gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi. Prokuroria e Krimeve të Rënda mori menjëherë në dorë hetimet, dhe ndonëse kanë kaluar 8 vite, ende dosja vijon të mbetet pa autor. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e tij zotëronin në Hamallaj të Durrësit.

Sakaq, për atentatin me armë ndaj Arjan Ndoj, prokurori ka refuzuar kategorikisht që të lidhë atentatin për shkak të detyrës së tij dhe mohon se ka qenë shënjestra e atentatit. “Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi dhe një tjetër e u ulën. Më pas u nisëm drejt Tiranës. Isha ulur në vendin e parë të makinës, ndërsa Maloku në drejtim të makinës.

Muharremi pas. Po të donin më vrisnin kudo. Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në Prokurori. Nuk ka arsye që të më sulmonin në autostradë. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk i pashë atentatorët”, është shprehur Ndoja.

Ndoja po udhëtonte me dy persona në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

 

 

 

Tags: arjan ndojaShkëlqim HajdariSPAK

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Vuçiç zhvillon bisedë telefonike me Ramën dhe Zaev-in

Vuçiç zhvillon bisedë telefonike me Ramën dhe Zaev-in

Duka e thotë troç: I njohim bandat, kam frikë t’u them emrat

Duka e thotë troç: I njohim bandat, kam frikë t’u them emrat

Faqet e para të gazetave, 29 tetor 2019

SHTYPI I DITËS/ Çfarë shkruajnë gazetat për sot







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com