Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shkëlqim Hajdari: Arben Fagu bashkoi sot njerëzit, ikja e tij e dhimbshme

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Sport, Të Gjitha
Hajdari: Partitë të përfshijnë në lista njerëz të ndershëm dhe profesionistë

Anëtari i kryesisë së Klubit basket “Partizani’’, Shkëlqim Hajdari,  ka folur sot në një bisedë në rubrikën “Opinion” në News24, për ikjen e parakohshme nga jeta të një prej personaliteteve më të shquara të basketbollit shqiptar, ikonës së klubit të Partizanit dhe Kombëtares, Arben Fagu.

Jo pa emocione, Hajdari ka shprehur vlerësimin më të madh për ish-lojtarin e Partizanit dhe trajnerin e klubit të kuq që u shua në moshën 65-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ai tha se ikja e tij është e dhimbshme dhe se ceremonia e përcjelljes së Arben Fagut bashkoi njerëz me vlera qytetare.

Shkëlqim Hajdari: “Sot unë kam parë pas shumë viteve, që nga koha kur ndërroi jetë Teodor Keko që një njeri mund të bashkojë njerëz bazuar në vlera qytetare siç ishte Arben Fagu dhe familja Fagu. Kanë folur dhe i kanë shprehur ngushëllimet familjes Fagu që nga personalitetet më të mëdha të vendit, drejtues të klubit Partizani etj., të cilët pa asnjë diskutim kanë nxjerrë në pah vlerat njerëzore, intelektuale qytetare të Arbenit dhe familjes Fagu. Në këtë kohë që kalojmë, njerëz të tillë që largohen nga kjo botë duhet të shërbejnë si momente reflektimi. Agim Fagu, Arben Fagu, Drita Fagu, janë fëmijë të të madhit Besim Fagu që nga lufta direkt krijoi klubin Partizani. Me një devocion shumë të madh krijoi një klub që u bë pjesë e edukimit”.

Si një mik i familjes Fagu, ai tha se nuk mund të gjesh një Fag në Tiranë që nuk ka kontribuuar duke theksuar dashurinë e tyre të madhe për vendin, sportin e kulturën.

Shkëlqim Hajdari: “Familja Fagu është e madhe. Jam mik i familjes Fagu. Nuk mund të gjesh në Tiranë një Fag që mos të ketë dhënë kontribute. Ikja e Benit ishte e dhimbshme, një dhimbje e madhe për bashkëshorten e tij Pranverën, për nënën e tij dinjitoze. Sigurisht për Gimin, por edhe për Dritën dhe të paslindurit, por sidomos për Gimin. Ai ishte djali i Besim Fagut dhe nuk kishte si të ishte ndryshe. Në familjen e tyre nuk ka shkuar asgjë haram. Veçse i kanë dhënë Shqipërisë, Tiranës, sportit. Kishin një dashuri të madhe për atdheun, për sportin, kulturën, artin”.

Sipas tij, ikja e njerëzve të tillë është një humbje e madhe.

Shkëlqim Hajdari: “Sjellja e Benit është ajo sjellje që në gjuhën fetare i thonë, ‘Zoti i ka bërë për vete’. Një njeri shumë paqësor. Të gjithë bashkë arritëm që Partizani i shkatërruar para 3-4 vitesh u bë një ekip dhe ekipet zinxhir të basketbollit u krijuan. Na ka ikur ai që ishte kryesori. Ben Fagu që punonte me mish e shpirt që Partizani t’i afrohej lavdisë së madhe si atëherë kur ishte ai dhe vëllai i tij. Si Beni ishte krenar për Gimin, ashtu dhe Gimi ishte krenar për Benin”.

Hajdari tregoi se sot në varrimin e Arben Fagut ishte gjithë Tirana, jo në kuptimin e masivitetit, por sot kishte qytetari, njerëz që kanë ardhur pa dallim feje, krahine e ideje.

Shkëlqim Hajdari: “Përfitoj nga rasti të them që telefonatat, ngushëllimet që kanë ardhur kanë qenë të shumta. Familja Fagu ka organizuar pritje të shtunën, të dielën e të hënë, kështu që gjithë dashamirësit janë të mirëpritur për të përkrahur familjen Fagu për këtë humbje kaq të madhe”.

Sa i përket mesazhit të kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të basketbollistit të shquar shqiptar, Hajdari e cilësoi të ndjerë dhe që tregon të vërtetën.

Shkëlqim Hajdari: “Rama është politikan, dikur ka qenë sportist dhe ka mesazhe që është i detyruar për t’i bërë për ngjarje që ndodhin dhe mesazhet nuk janë gjithmonë të kryeministrit Rama dhe pse ai ka penë, shkruan bukur. E kam lexuar mesazhin dhe është mesazh njerëzor, besoj që i ka dalë nga shpirti. Beni ka qenë një trajner shumë miqësor, por dhe kërkues, Rama ka qenë sportist rebel dhe ai shpreh mirënjohjen se një nga njerëzit që kanë kontribuuar në jetën e tij është dhe Ben Fagu. Është një mesazh i ndjerë, që tregon të vërtetën rreth familjes Fagu dhe Arben Fagut dhe mirënjohje për këtë familje”.

Tags: arben fagundarje nga jetaShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja
Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja

08:45 | 01/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”
Aktualitet

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Next Post
Mjeku Kalo: Rritja e rasteve me Covid-19, pasojë e pakujdesisë së qytetarëve

Mjeku Kalo: Rritja e rasteve me Covid-19, pasojë e pakujdesisë së qytetarëve

OBSH: Pabarazitë në vaksinimin global po bëhen të qarta

OBSH: Pabarazitë në vaksinimin global po bëhen të qarta

Partizani ngushton diferencën me Vllazninë, Tirana  merr fiton e 2-të radhazi

Partizani ngushton diferencën me Vllazninë, Tirana merr fiton e 2-të radhazi







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence, plagë thike në trup.
Bota

Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence, plagë thike në trup.

by mirseda
09:02 | 01/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Firencen të dielën pasdite, ku tregtari i njohur i antikiteteve Franco...

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja

08:45 | 01/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025
Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com