Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shkarkohet kryegjyqtari i Elbasanit, si ka ndryshuar pasuria e tij në 14 vite

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkohet kryegjyqtari i Elbasanit, si ka ndryshuar pasuria e tij në 14 vite

Komision i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Ky vendim është marrë pasi KPK kishte konstatuar problem në të treja shtyllat e rivlerësimit.

Dy ditë më parë, relatori Lulzim Hamitaj u shpreh në fillim të seancës se hetimi administrativ për gjyqtarin kishte përfunduar në të tri kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizimit.

Sakaq, BIRN tregon si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Sulejman Kurti e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1996 dhe ka punuar për gati një dekadë si gjyqtar i Gjykatës së Librazhdit. Me shkrirjen e kësaj gjykate në vitin 2007, Kurti është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, ndërkohë që në vitin 2016 u promovua si drejtues i kësaj gjykate.

Relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj sqaroi në fillim të seancës dëgjimore të hënën se hetimi administrativ për gjyqtarin Sulejman Kurti ishte përfunduar në të tri kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizimit. Ndryshe nga raporti i ILDKPKI ku nuk ishin konstatuar problematika lidhur me deklarimin e pasurisë, Komisioni ka identifikuar mungesë të burimeve të ligjshme e mospërputhje të deklarimeve.

Problemet me pasurinë

Sipas relatorit Hamitaj, për pasurinë truall me sipërfaqe 163 m2 dhe 119.5 m2 ndërtesë, me vlerë totale rreth 3.7 milionë lekë, gjyqtari Kurti ka deklaruar si burim krijimi të ardhurat nga puna, ndihma nga familjarët dhe hua. Hamitaj sqaroi se për katin e parë të shtëpisë, Kurti ka deklaruar se është ndërtuar në vitet 1997-1998 dhe se në vitin 2005 ka shtuar katin e dytë. Hamitaj shtoi se, në vitin 2003, subjekti i rivlerësimit e ka deklaruar vlerën e truallit 1.3 milionë dhe atë të ndërtimit të katit të parë rreth 400 mijë lekë.

Komisioni evidentoi se leja e marrë në vitin 1998, nuk ka qenë për ndërtimin e katit të parë të banesës, por për kryerje të punimeve të pjesshme e meremetime. Sipas Hamitajt, për truallin dhe banesën dykatëshe Kurti ka deklaruar si kosto totale vlerën 3.7 milionë lekë.

Hamitaj pohoi se sipas dokumentacionit të dorëzuar nga institucionet sipërfaqja e ndërtimit nuk është 119.5 m2 sa është deklaruar prej gjyqtarit Kurti, por rreth 352 m2. Komisioni identifikoi se leja e ndërtimit për katitn e dytë në vitin 2005, ishte përfituar nga subjekti “Hoxha shp.k.” ndërsa si investitor ka rezultuar vetë gjyqtari Kurti. “Subjekti ka shpjeguar se emri i shoqërisë është përdorur gabimisht në aktin kolaudimit”, sqaroi Hamitaj.

Nga analiza financiare e kryer nga Komisioni, është evidentuar një balancë negative në vlerën 1.1 milionë lekë për periudhën 1992-1998. Sipas KPK, Kurti e ka pasur të pamundur kryerjen e investimit për ndërtimin e katit të parë në vitin 1998. Ndërsa për investimin e kryer në vitin 2005, ka deklaruar vlerën e shpenzimeve 2 milionë lekë, por pa pasyqruar burimin, tha Hamitaj. Ai theksoi se bazuar në referancat e çmimeve kostoja e përgjithshme e katit të dytë ka qenë 6.5 milionë lekë dhe se Kurti ka qenë në pamundësi për ta ndërtuar në shumën -4.5 milionë lekë. Sipas Komisionit, ka mospërputhje mes vlerave të deklaruara për ndërtimin dhe atyre të pasqyruara në dokumente.

Për apartamentin 33 m2 të blerë në shtator të vitit 2010 në vlerën 4.1 milionë lekë në Tiranë, gjyqtari Kurti ka deklaruar si burim krijimi një kredi në shumën 980 mijë lekë; dy hua, një në vlerën 1 milion lekë dhe tjetra 15 mijë euro, të marra nga persona të ndryshëm, si edhe kursime nga të ardhurat e tij e të bashkëshortes. Komisioni ka konkluduar se Kurti nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen e këtij apartamenti në vlerën -800 mijë lekë.

Ndërsa për një autoveturë të blerë në vitin 2016 në vlerën 400 mijë lekë, nuk janë identifikuar problematika dhe Komisioni ka konkluduar se Kurti ka pasur burime të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie. Gjithashtu, nuk u evidentuan problematika edhe në gjendjen cash.

Relatori Hamitaj tha se në vlerësim të përgjithshëm, prej analizës financiare ka rezultuar se gjyqtari Kurti nuk ka pasur burime të ligjshme për kryerjen e investimeve, në total në vlerën -6 milionë lekë. Hamitaj shtoi se Kurti ka paraqitur prova dhe shpjegime të cilat do të shqyrtohen gjatë marrjes së vendimit përfundimtar.

Gjatë fjalës së tij, gjyqtari Sulejman Kurti i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë. Ai tha se gjithçka ishte krijuar nga të ardhurat e familjes së tij. “Tek formulari i vetingut nuk parashikohej të pasqyroheshin edhe huatë e shlyera, por vetëm ato që nuk ishin likuiduar ende. Për këtë arsye nuk janë pasqyruar”, pohoi Kurti lidhur me mos përputhshmëritë e evidentuara prej Hamitajt.

Ai tha se kishte nisur të punonte për të siguruar materialin e ndërtimit për katin e parë të shtëpisë që prej vitit 1991. “I kam bërë tullat vetë, me duart e mija”, pohoi Kurti para Komisionit.

Duke shpjeguar se kostot kishin qenë shpenzimet vetëm për çimenton, hekurin, dyert, dritaret dhe pajisjet hidrosanitare, Kurti deklaroi se edhe pse nuk kishte fatura, kishte dhënë vlera shumë të përafërta me ato reale. “Analiza financiare nuk është reale se mbështetet në të dhëna fiktive”, shtoi ai duke pretenduar më tej se kostoja e Entit të Banesave del më e lartë se çmimi i tregut.

Kurti sqaroi edhe arsyen përse shoqëria ndërtuese “Hoxha sh.p.k.” rezultonte të kishte nxjerrë lejen e ndërtimit për katin e dytë. Ai tha se sipas ligjit ndërtimi duhej të bëhej nga një firmë private ndërtimi dhe se për këtë arsye kishte kontraktuar subjektin “Hoxha sh.p.k.”. Kurti shtoi se kur kishte ardhur momenti i ndërtimit nuk ishin rënë dakord dhe se i kishte kryer vetë punimet.

Ndërsa për mospërputhjen e sipërfaqes së ndërtimit në deklaratën veting me të dhënat e dokumenteve të institucioneve kompetente, Kurti tha se gjatë deklarimeve ishte bazuar gjithmonë tek certifikata e pronësisë.

Për apartamentin me sipërfaqe 33 m2, gjyqtari Kurti pohoi se e kishte blerë në vitin 2010 këtë pasuri pasi fëmijët do të kryenin studimet universitare në Tiranë. Ai tha se duke qenë se do të shpenzonte një sasi të konsiderueshme parash për qiratë, kishte vendosur të blinte këtë pasuri që sipas tij ishte vetëm një dhomë. “Kredinë dhe huatë i kam deklaruar kur i kam marrë. Më pas i kam likujduar me të ardhurat e mija”, pohoi Kurti.

DSIK me dy raporte për figurën

Lidhur me pastërtinë e figurës, relatori Hamitaj tha se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK kishte dorëzuar fillimisht një raport sipas të cili gjyqtari Kurti ishte i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. “Pas analizimit të disa informacioneve të reja, DSIK e ka ndryshuar vlerësimin fillestar duke konstatuar pa përshtatshmërinë e gjyqtarit Kurti”, pohoi ndër të tjera relatori Lulzim Hamitaj. Ai shtoi se informacionet e reja do të vlerësohen gjatë marrjes së vendimit.

Gjyqtari Kurti e kundërshtoi raportin e dytë të DSIK duke e cilësuar të pabazuar në prova. “Jam befasuar se paskam qenë i përshtatshëm deri në vitin 2017 dhe pastaj që nisi procesi vetingut, jo. Kjo është thikë pas shpine. Kërkoj që informacioni i DSIK të deklasifikohet plotësisht”, tha gjyqtari Kurti i cili shtoi se nëse gjendej edhe një gjysmë prove për përfshirjen e tij në afera korruptive ishte gati të përballej me drejtësinë.

Profesionalizmi

Sipas relatorit Hamitaj, inspektoriati i KLD nuk ka konstatuar shkelje gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarit Kurti dhe se ndaj tij nuk ka pasur ndonjë kërkesë për procedim disiplinor.

Ndërkohë, nga 7 denoncime të depozituara pranë KPK-së, Hamitaj renditi disa gjetje. Ai tha se Kurti ka vendosur të cilësojë të ligjshëm arrestimin e një shtetaseje, pa argumentuar rrezikshmërinë e saj dhe se ky vendim ishte rrëzuar nga Apeli Durrës. Për një procedim të nëntorit 2018, KPK nuk ka konstatuar shkelje procedurale, por është evidentuar se dënimet ndaj të pandehurve kanë qenë minimale. Sipas Hamitajt, ky vendim është konfirmuar edhe nga Apeli që i ka ulur më shumë dënimet.

Për një procedim të vitit 2010, Komisioni ka konstatuar se subjekti ka pranuar kërkesën e të pandehurit dhe e ka shmangur nga hetimi. Në të njëjtën kohë ka urdhëruar edhe asgjësimin e provave pasi nuk ishin marrë në formën e kërkuar nga ligji. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Apeli pasi nuk janë konstatuar shkelje.

Një tjetër rast për të cilin KPK ka ngritur dyshime është një procedim i vitit 2017 ku sipas relatorit Hamitaj, subjekti ka aplikuar akuza të tjera, ndryshe nga sa parashikonte ligji duke favorizuar të pandehurit dhe se ky rast ka të bëjë edhe me figurën.

Gjyqtari Kurti i kundërshtoi edhe gjetjet për profesionalizimin. Ai tha se për shtetasen në fjalë kishte vendosur masë sigurie “arrest në burg”, pasi ajo kishte thyer urdhrin e mbrojtjes. Për mungesën e arsyetimit të një vendimi, ai tha se kishte qenë anëtar dhe se ishte kryesuesi ai që kryente zbardhjen.

Në fund të seancës, relatori Hamitaj e pyeti ndër të tjera se përse nuk kishte pasur për disa vite me radhë kontratë qiraje për objekte që kishte dhënë me qira. Kurti u përgjigj se ishte e vërtetë se s’ka pasur kantatë qiraje, por se një gjë e tillë nuk kishte qenë e detyrueshme për t’u shkruar.

Në përfundim, gjyqtari Sulejman Kurti u shpreh se ishte i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. KPK do të shpallë vendimin më datë 6 nëntor, ora 09:30.

 

Tags: KPKkreu i Gjykates se Elbasanitpasuria familjareshkarkohetSulejman Kurti

TË LIDHURA

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve
Aktualitet

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

18:05 | 27/08/2025
Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin
Aktualitet

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

17:12 | 27/08/2025
Projektligji për Kodin e ri Penal hidhet për konsultim publik
Politikë

Projektligji për Kodin e ri Penal hidhet për konsultim publik

17:03 | 27/08/2025
Next Post
Zyrtari i lartë i Policisë në telashe para vettingut, ja problemet me pasurinë

Zyrtari i lartë i Policisë në telashe para vettingut, ja problemet me pasurinë

Nga 1 në 600 milionë $, cilat janë 10 funeralet më të shtrenjta në histori

Nga 1 në 600 milionë $, cilat janë 10 funeralet më të shtrenjta në histori

Jens Stoltenberg: Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s

Jens Stoltenberg: Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s

JU REKOMANDOJMË

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve
Aktualitet

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

by mirseda
18:05 | 27/08/2025
0

Motrës së gruas 36-vjeçare që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar të premten e kaluar...

Dasma kthehet në tragjedi! Të shtënat me armë zjarri plagosin dhëndrin, më pas ndërron jetë në spital

Dasma kthehet në tragjedi! Të shtënat me armë zjarri plagosin dhëndrin, më pas ndërron jetë në spital

17:56 | 27/08/2025
Analiza e ‘The Economist’: Franca është në telashe të mëdha, përsëri

Analiza e ‘The Economist’: Franca është në telashe të mëdha, përsëri

17:46 | 27/08/2025
Informohet për të shtënat në shkollën katolike, reagon Trump: Situatë e tmerrshme, bashkohuni me mua në lutje për të prekurit

Informohet për të shtënat në shkollën katolike, reagon Trump: Situatë e tmerrshme, bashkohuni me mua në lutje për të prekurit

17:38 | 27/08/2025
Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

17:12 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com