Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Panganika është shkarkuar sot nga detyra. Panganika është emëruar në Korçë drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, pas ikjes së Aranit Arapit.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e nëndrejtorit.
Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë Drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër.
Emërimi i tij pritet të bëhet në ditët e ardhshme.