Presidenti Meta është thërritur të paraqitet në Komisionin Hetimor që është ngritur ndaj tij, në datën 6 shtator.
Ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajë presidenti, nëse do të paraqitet apo jo në Komisionin ku synon të hetojë punën e kryer nga kreu i shtetit.
Komisioni Hetimor ka si objekt verifikimin e procedurës së ndjekur nga presidenti Ilir Meta, pas zhdekretimit të 30 qershorit, dhe ka nisur punën sot një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.