Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shkarkimi i Konit/Meta rrëzon kërkesën e ministres Shahini

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkimi i Konit/Meta rrëzon kërkesën e ministres Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, me një shkresë zyrtare vendosi pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe kërkoi nga presidenti Ilir Meta firmosjen e shkarkimit të tij.

Pas kësaj kërkese, një reagim është përcjellë nga presidenti Meta, i cili pasi ka shqyrtuar propozimin e ministres, ka vendosur rrëzimin e propozimit.

Njoftimi

RRËZIMIN E PROPOZIMIT TË MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, Z. MYNYR KONI

Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1169 prot., datë 15.04.2019,

Dekretoj;

Neni 1

Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Neni 2

Vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11183

Tiranë, më 06.05.2019

Pezullimi i tij ishte njoftuar më herët edhe nga kryeministri Rama, i cili u shpreh gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë se Koni nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takojnë në raport me problemet e studentëve.

Ai tha se pas protestës së studentëve, çdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas tij, ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.

Vetë rektori Mynyr Koni iu përgjigj akuzave të kryeministrit përmes një letre të gjatë, duke i cilësuar kritikat e tij si sulm tendencioz dhe të paprecedentë, pasi sipas tij, vetëm ai po sulmohet nga të gjithë rektorët.

Tags: besa shahiniilir metaMynyr Koni

TË LIDHURA

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë
Aktualitet

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

09:00 | 13/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Next Post
Sekretari Pompeo: Maduro i ka ditët e numëruara

Sekretari Pompeo: Maduro i ka ditët e numëruara

Gjyqi Special kundër Agron Tufës. Si rraqet e vjetra e akuzuan në grup si ballist, fashist e fshatar

Gjyqi Special kundër Agron Tufës. Si rraqet e vjetra e akuzuan në grup si ballist, fashist e fshatar

Detajet/Përplasen 2 automjete, 5 të plagosur

Detajet/Përplasen 2 automjete, 5 të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë
Aktualitet

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

by mirseda
09:00 | 13/03/2026
0

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi...

Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

08:49 | 13/03/2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Goditja e madhe po vjen! Regjimin terrorist do e shkatërrojmë

Trump paralajmëron sërish Iranin: Goditja e madhe po vjen! Regjimin terrorist do e shkatërrojmë

08:43 | 13/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com