Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Shkakton prapambetje mendore!” Forcohen kontrollet për kripën

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shkakton prapambetje mendore!” Forcohen kontrollet për kripën

Vendoset për herë te parë elementi i gjurmueshmërisë së kripës në të gjitha etapat e prodhimit, shpërndarjes, deri në mbërritjen te konsumatori, për të pasur konsum 100% të kripës së jodizuar. Synohet ulja e pamjaftueshmërisë jodike në popullatën shqiptare, si një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve si struma dhe prapambetja mendore.

Kontroll i rreptë në dogana, pika prodhimi dhe shitje nëpërmjet gjurmueshmërisë së kripës deri në mbërritjen tek konsumatori. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar në Komisionin e Shëndetësisë se me ndryshimet e reja ligjore do të shtohen kërkesat për gjurmueshmërinë e kripës për konsum human, shtazor dhe përdorim në industrinë ushqimore.

“Për herë të parë futet në ligj koncepti i gjurmueshmërisë së kripës i cili u kërkon subjekteve tregtuese të ruajnë informacion për të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit, jodizimit dhe shpërndarjes së kripës”, ka shpjeguar Manastirliu. Duke theksuar se aktualisht 75 % e kripës së jodizuar prodhohet në vend, Manastirliu tha se është më e lehtë për institucionet monitoruese dhe inspektuese që të ushtrojnë një numër më të lartë kontrollesh dhe në këtë mënyrë kemi më shumë garanci që kripa që hidhet në treg është e jodizuar sipas standardeve.

Ndryshimet ligjore që propozohen vijnë si rekomandim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Do të forcojmë instrumentat e kontrollit dhe monitorimit në mënyrë që kripa që del në treg të jetë sipas standardeve. Testimi për kripën e jodizuar do të bëhet në laboratorë të standardizuar dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për shkeljet në nivelin, cilësinë dhe ambalazhimin e kripës së jodizuar”, tha Manastirliu.

Sipas ministres, të gjitha llojet e kripës ushqimore, që përdoren për konsum shtëpiak dhe për përpunim ushqimi, duhet të pasurohen me jod si strategji e efektshme dhe e sigurt për parandalimin dhe kontrollin e çrregullimeve nga pamjaftueshmëria jodike te ato popullsi, që jetojnë në kushte të qëndrueshme dhe emergjence. Studimi Demografik Shëndetësor 2017-2018 tregoi që 65% e familjeve përdorin kripë të jodizuar sipas standardeve (>15ppm). Aktualisht, MSHMS dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me UNICEF po marrin masa për të zbatuar një studim kombëtar te fëmijët dhe gratë shtatzëna për të matur nivelin e jodit te këto grupe të popullatës.

Tags: forcohenkontrollemendoreprapambetje

TË LIDHURA

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat
Aktualitet

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

12:27 | 09/10/2025
Kreu i GJKKO: Sot kemi një plagë të hapur, hapat urgjentë që duhen ndërmarrë
Aktualitet

Kreu i GJKKO: Sot kemi një plagë të hapur, hapat urgjentë që duhen ndërmarrë

12:19 | 09/10/2025
Peleshi kalon për votim rendin e ditës, mbyllet mes tensioneve seanca në Kuvend
Aktualitet

Peleshi kalon për votim rendin e ditës, mbyllet mes tensioneve seanca në Kuvend

12:16 | 09/10/2025
Next Post
Nis beteja ligjore për “Kardhiq-Delvinë”, kompania Gjoka padit ARRSH në Prokurori

Nis beteja ligjore për “Kardhiq-Delvinë”, kompania Gjoka padit ARRSH në Prokurori

Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Evropës

Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Evropës

Zyrtari gjerman takon Ruçin: Lobojmë në Bundestag për një “po” për Shqipërinë në BE

Zyrtari gjerman takon Ruçin: Lobojmë në Bundestag për një “po” për Shqipërinë në BE







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat
Aktualitet

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

by mirseda
12:27 | 09/10/2025
0

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve të mbajtur këtë të enjte, gjyqtari Gerd Hoxha prezantoi një sërë...

Festivali i RTSH, Fifi dhe Era Istrefi pretendente për çmimin e madh

Festivali i RTSH, Fifi dhe Era Istrefi pretendente për çmimin e madh

12:22 | 09/10/2025
Kreu i GJKKO: Sot kemi një plagë të hapur, hapat urgjentë që duhen ndërmarrë

Kreu i GJKKO: Sot kemi një plagë të hapur, hapat urgjentë që duhen ndërmarrë

12:19 | 09/10/2025
Peleshi kalon për votim rendin e ditës, mbyllet mes tensioneve seanca në Kuvend

Peleshi kalon për votim rendin e ditës, mbyllet mes tensioneve seanca në Kuvend

12:16 | 09/10/2025
Pogradec/ Shkrumbohet stalla me bagëti në fshatin Çërravë, nuk dihen shkaqet e zjarrit

Pogradec/ Shkrumbohet stalla me bagëti në fshatin Çërravë, nuk dihen shkaqet e zjarrit

12:06 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com