Politikë

Nis beteja ligjore për “Kardhiq-Delvinë”, kompania Gjoka padit ARRSH në Prokurori


               Publikuar në : 12:51 - 17/09/19 M. S

Kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurori, ndaj drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qatos. Në një prononcim për mediat, avokati i firmës pretendon se ARRSH-ja ka s’kualifikuar nga gara për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë padrejtësisht kompaninë, e gjitha kjo për të favorizuar një firmë tjetër.

“Në bindjen tonë juridike, që të mos shpallet fituese një ofertë me 4 mln euro më pak, por të shpallet një tjetër me 4 milion euro më shumë normalisht që vjen era korrupsion. Korrupsionin e ka kryer znj. Qato. Ajo që është më skandalozja është se pas vendimarrjes së znj Qato, ne kemi ankimuar vendimin dhe jemi shpallur fitues.

Pavarësisht vendimmarrjes, ajo ka shfuqizuar vendimin duke marrë një tagër që nuk i takon.

Më datën që kemi mësuar se jemi s’kualifikuar, ne kemi ankimuar vendimin.

Kompania jo vetëm që nuk ka marrë ato lekë që znj Qato pretendon, por kemi marrë shumë më pak, dhe ia kemi kthyer shumë herë më shumë shtetit.

Në bindjen time, këtu tregon mosfunksionim të autoriteteve, por ka të bëjë edhe me korupsionin e vetëm të një personi, prandaj ne kemi bërë kallëzim për znj. Qato.

Ekziston rasti i korrupsionit, por kjo nuk do të thotë se nuk ka vepra të tjera penale, është ajo e shpërdorimit të detyrës, por ne i jemi referuar korrupsionit.

Detyrimi që shteti na ka sot është 7 miliard lekë. Autoritetet pretendojnë se ka bërë një kontroll te ne, por rezulton se ka bërë vetëm një shëtitje, dhe ne nuk jemi njoftuar”, tha avokati për mediat.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT