E martë, 14 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Evropës

Më të lexuarat

Nga: Mentor Kikia

Me një ligj të miratuar që në 1993 e të përmirësuar disa herë më pas, deputetët tani i njohin vetes shumë privilegje. Ndërsa ta është edhe një pension i posaçëm, suplementar, veç pensionit të zakonshëm që marrin si të gjithë qytetarët e tjerë. Kush ka qëndruar më shumë se dy vjet në pozicionin e deputetit, mund të dalë më herët në pension e të përfitojë gjysmën e pagës, ndërsa kur del në pension mund të marrë një pagesë deri në 75% të pagës së deputetit.

Nja 6 herë më shumë se ai që ka punuar tërë jetën në minierë, apo tërë jetën mësues. Deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë vendit, kur mjekët e vlerësojnë të nevojshme, dhe pagesën e mundëson qeveria.

Lista e privilegjeve është shumë e gjatë, por po prek vetëm këto të dyja.

E imagjinoni sa rrypa ka në atë sallë, që nuk kanë thënë asnjëherë asnjë fjalë? Nuk kanë propozuar asnjë ide, asnjë projekt-ligj. Nuk kanë bërë asnjë kritikë për atë që nuk ka qenë e drejtë, por vetëm kanë ngritur kartonin për të miratuar çdo zhvatje e vjedhje që bëhet përmes ligjit.

Sa rrypa ka aty që nuk dinë të shkruajnë as një faqe letër fjalim, apo nuk dinë ta lexojnë kur ua shkruajnë të tjerët. Sa tregtarë e ndërtues ka aty, që kanë blerë karriget me para, e që e shfrytëzojnë atë kërrige për të shtuar paratë e tyre.

Dhe ky popull i vjedhur e i vuajtur deri në palcë, duhet të paguajë për favoret e tyre. Këto privilegje duhet të zhvlerësohen. E para, sepse ata nuk i kanë hak fare. Dhe e dyta, sepse kjo do të ishte dëshmia e parë që janë përfaqësuesit e popullit më të varfër të Evropës.

Lexo edhe :   “Jeni infektuar nëse shfaqni shenja”, Brataj zbulon si ka ndryshuar sjellja e virusit

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Rekord rastesh të reja infektimi në 24 orët e fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...